Klinika lëvizëse “SIGAL UNIQA Vital Truck” dhe stafi i san mjekësor nisën mëngjesin e sotëm ditën e dytë të vizitave dhe ekzaminimeve FALAS në Bradashesh të Elbasanit.
Ky aktivitet është pjesë e politikave dhe vizionit të kompanisë më të madhe të sigurimeve në Shqipëri në drejtim të mirëqenies së klientëve të saj dhe sensibilizimit të qytetar për kujdes të vazhdueshëm për shëndetin.
Prej vitit 2015, kur edhe u ndërtua, “SIGAL UNIQA Vital Truck” ka bërë mbi 4500 km, duke u ndalur në 200 vendqëndrime, ndërsa në vazhdim do të jetë edhe në zona të tjera të vendit.
SIGAL UNIQA Group Austria, pjesë e “UNIQA Insurance Group dhe e pranishme edhe në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut është kompania lider në tregun e sigurimeve të shëndetit privat dhe ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh për çdo kategori moshe.
Falë një rrjeti dhe partnerësh, më të mirët në vend, ajo i ofron klientëve të saj shërbime mjekësore të klasit të parë në spitalet dhe klinikat private më në zë në Shqipëri, rajon dhe më gjerë.
LEXO EDHE: Raporti i AMF për 4-mujorin e parë 2023, ja cilës kompanie i besohet Sigurimi Privat i Shëndetit
Web: www.sigal.com.al
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 606 2829