15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNdryshimet klimatike, një këmbanë e fortë alarmi! Kërcënim edhe për Shqipërinë

Ndryshimet klimatike, një këmbanë e fortë alarmi! Kërcënim edhe për Shqipërinë

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se temperaturat globale do të rriten me 1.5 gradë celcius në pesë vitet e ardhshme, çka do të përkthehet me pasoja potencialisht shkatërruese.

Që prej Revolucionit Industrial temperatura globale është rritur me 1.1 gradë celcius dhe ndryshimet e mëtejshme rrisin frekuencën dhe intensitetin e katastrofave natyrore siç janë thatësirat, përmbytjet, stuhitë etj.

Stuhi të fuqishme bëhen më të zakonshme

Shkencëtarët paralajmërojnë se një atmosferë më e nxehtë është një atmosferë më e lagësht. Ajri më i ngrohtë mund të mbajë më shumë ujë, duke ndihmuar në prodhimin e reshjeve më intensive dhe stuhive më të forta.

Ndërsa klima ngrohet, stuhitë që dikur mendohej se ishin jashtëzakonisht të rralla, priten të bëhen më të shpeshta.

Shembulli më i freskët është shteti përtej Adriatikut, Italia, ku si pasojë e përmbytjeve të mëdha janë regjistruar disa viktima dhe miliarda euro dëme.

LEXO EDHE: Përmbytjet në itali shkatërruese si tërmeti i 2012-ës, shkon në 14 numri i viktimave

Shkrirja e akullnajave shton përmbytjet

Niveli i deteve do të rritet me 25 deri në 76 cm duke rrezikuar jetën dhe pronën e miliona e miliarda njerëzve në mbarë botën.

Pasojat mund të jenë edhe më të rënda nëse akullnajat shkrihen më shpejtë sesa parashikimet.

Rreth 14% e njerëzve do të ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme

Zjarret në dekadat e fundit janë një problem i përhershëm, sidomos në zonat rurale dhe natyrore, prandaj çdo vit po synohet të merren masa për parandalimin e tyre.

Sipas organizatës “Oxfam” çdo vit digjen rreth 350 milionë hektarë pyje në nivel global.

Edhe pyjet shqiptare gjenden në përballjen e katastrofave të shkaktuara nga zjarret, qofshin këto të pavullnetshme ose të vullnetshme. Zjarret vazhdojnë të përpijnë qindra hektarë pyje në vendin tonë duke rrezikuar zonat e banuara dhe tokat bujqësore.

Ndryshimet klimatike po rrisin ekspozimin e Shqipërisë ndaj fatkeqësive natyrore

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një studim të fundit për ndikimet klimatike në ekonominë e Shqipërisë, vuri në dukje se gjatë dy dekadave të fundit, shpeshtësia e fatkeqësive natyrore është rritur me më shumë përmbytje, zjarret etj.

Sipas FMN, gjatë periudhës 1980 – 2021 fatkeqësitë natyrore kanë cënuar jetën dhe pasurinë e 438,000 njerëzve dhe kanë krijuar 802 milionë dollarë dëme.

Shqipëria goditet mesatarisht nga një fatkeqësi natyrore në vit dhe çdo fatkeqësi krijon dëme me rreth 1.3% të PBB-së dhe prek rreth 5,000 në 100,000 banorë.

Shumë rreziqe, pak sigurime

Edhe pse Shqipëria rënditet mes shteteve më të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore, vendi ynë vijon të jetë i fundit në Evropë sa i përket shpezimeve mesatare për frymë për sigurime.

Sikur të mos mjaftonin përmbytjet e përvitshme, zjarret e përhershme, aksidentet me bombolat e gazit që sa vijnë dhe shpeshtohen apo tërmetet tragjike të vitit 2019, shqiptarët vijojnë të jenë të pandërgjegjësuar mbi rëndësinë e të qënurit të siguruar.

Pak ditë më parë, AMF publikoi raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-mars 2023 ku rezulton se shpenzimet për Sigurimin e Pronës, shtëpi apo biznes, ka qenë 808,270,000 Lekë. Në rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë por sërish jo aty ku duhet.

Sipas INSTAT, popullsia e Shqipërisë deri në 1 janar 2022 ka qenë 2,790,000 banorë çka do të thotë se gjatë tre muajve të parë të këtij viti një qytetar shqiptar ka shpenzuar vetëm 290 Lekë për Sigurimin e Pasurisë, ose rreth 2.5 Euro. Ndërsa një vit më parë ishte 200 Lekë ose 1.7 Euro.

Pse nevojitet Sigurimi?

Individët, familjet apo bizneset, sado të kenë kursyer dhe lënë para mënjanë, ashpërsia e goditjes nga ngjarje të papritura mund të jetë shumë herë më e madhe se këto “fonde emergjence”.

Për të mbuluar riskun e mospërballimit financiar, shoqëritë e sigurimit kanë qenë ndër shekuj dhe mbeten mekanizmi mbrojtës i stabilitetit ekonomik të bizneseve dhe familjeve. Duke transferuar riskun te kompania e sigurimit, qytetari dhe biznesi fiton sigurinë e vazhdimësisë së jetës aty ku e ka lënë.

Ndaj apeli ynë është: Sigurohu sot, para se të jetë shumë vonë nesër…

LEXO EDHE: Të sigurosh të ëmblën dhe të shtrenjtën shtëpi për vetëm 25 Lekë në ditë

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat