Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një dramë që ka përjetuar në familjen e tij, ku si pasojë e një zjarri në mesnatë i është shkrumbuar banesa në Milano.
Ai falenderon zjarrfikësit për reagimin e tyre të menjëhershëm, që sipas tij shmangën një tragjedi që mund të ndodhte në familjen e tij.
“Dua të falenderoj Zotin pasi mund të ishte ndryshe dita sot, pas një zjarri të beftë në mesnate! Falenderoj përzemërsisht zjarrfikësit e Milanos ku arritën të shmangin një tragjedi me shërbimin e tyre të menjëhershëm! Për fat të mirë dëmet ishin vetëm materiale!”, shkruan Ndocaj në reagimin e tij në rrjetet sociale.
Por ndryshe nga Shqipëria, ku Sigurimi i Pronave është ende në nivele të ulta, në Itali apo shtete të tjera europiane askush nuk jeton në një banesë që nuk është e siguruar.
Askush nuk mendon se do të preket nga një zjarr derisa të ndodhë. Dhe zjarri nuk pyet se ku bie! Je i pasur apo i varfër, deputet apo ish deputet. Ai thjesht shkrumbon gjithçka duke lënë pas dëme të mëdha materiale.
Një aksident në kuzhinë, tension i lartë elektrik, shpërthimi i një bombole gazi, zjarrvënie të qëllimshme apo zjarr natyror e bëjnë të domosdoshëm të pasurit e një police sigurimi, e cila redukton pasojat e rënda financiare që mund të ketë një ngjarje e tillë.
LEXO EDHE: 60 vjet Teatri “Skampa” në Elbasan/ Si u dogj dhe si u rindërtua falë sigurimit në SIGAL UNIQA
Madje me Sigurimin e Pronës suaj, ju siguroni Përgjegjësinë ndaj Palëve të treta për dëme që mund t’i shkaktoni fqinjve në pronën e tyre apo të afërmve që mund të jenë të pranishëm gjatë një aksidenti brenda shtëpisë tuaj.
Çfarë mbulon Sigurimi nga Zjarri dhe rreziqet shtesë?
Ky sigurim mbulon humbjen, dëmtimin apo shkatërrimin e pronës së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e:
- Zjarrit
- Rrufesë
- Eksplozionit
- Rënia e objekteve fluturuese nga lart, etj.
Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:
- Tërmeti
- Breshëri
- Përmbytja
- Stuhia, etj.
Çmimi? Duke filluar nga 5,000 Lekë në vit.
Nuk duhet të harroni që, SIGAL UNIQA Group Austria ju mundëson blerjen online të Sigurimit të Shtëpisë, pa qenë nevoja të paraqiteni në një prej zyrave të kompanisë.
Hyni nga celulari apo laptopi në www.sigal.com.al dhe në pak minuta Siguracioni i Shtëpisë vjen menjëherë tek ju.
Përse shqiptarët i besojnë SIGAL-it Sigurimin e Pronës
Misioni i një kompanie sigurimesh është të paguajë dëmet.
SIGAL UNIQA, duke qenë pjesë e një grupi gjigand sigurimesh në Europën Qendrore dhe Lindore, siç është “UNIQA Insurance Group”, kompani e themeluar në vitin 1811, është krenare të thotë se nuk i frikësohet asnjë lloj dëmi, pavarësisht vlerës që ka, qoftë edhe në miliarda.
Në 24 vite të ekzistencës së saj në treg SIGAL UNIQA Group Austria ka paguar 400 milionë euro dëme në fusha të ndryshme, shëndetësore, dëme për banesat, për bizneset, për automjetet etj.
Kjo shumë kolosale do të thotë rikthim në gjendjen e mëparshme të qindra shtëpive, të dhjetëra biznesve, të kompensimit financiar të mijëra të sëmurëve.
Një rast konkret i korrektësisë së SIGAL ndaj klientëve është edhe ai i biznesit në Durrës, në pronësi të shtetasit Jorgo Prifti.
“E nis ditën e punës duke menduar se gjithçka është në rregull, por në pak sekonda rrezikon që mundi i gjithë jetës tënde të shkojë dëm. Kështu ndodhi edhe me restorantin tim.
Një ditë të nxehte gushti, teksa restoranti ishte në punë e sipër, një zjarr i rënë si pasojë e një shkëndije elektrike për pak rrezikoi të gjithë biznesin. Shyqyr Zotit, biznesi ishte i siguruar pranë SIGAL UNIQA, kompania numër 1 e sigurimeve në Shqipëri. Dhe shuma e siguracionit ishte me të vërtetë e papërfillshme në krahasim me vlerën që ka biznesi im; vetëm 300 euro.
Pas zjarrit bëra një kërkesë për dëmshpërblim pranë SIGAL dhe në një kohë shumë të shpejtë përfitova një dëmshpërblim prej 30 mijë Eurosh. Kjo më ndihmoi të riktheja biznesin tim në gjendjen e mëparshme, ndërsa aktiviteti vijon normalisht edhe sot e kësaj dite.
Unë dua ti bëj thirrje kolegëve të mi biznesmenë, por jo vetëm, që të mos e lenë mundin dhe djersën e tyre në mëshirë të fatit”, do të shprehej z. Prifti.
LEXO EDHE: Pagoi 300 euro, u dëmshpërblye me 30 mijë euro/ SIGAL UNIQA i përgjigjet në kohë qytetarit në Durrës
Pa harruar edhe tërmetet e vitit 2019 ku për dëmet e shkaktuara çprej tyre SIGAL UNIQA pagoi mbi 16 milionë euro dhe ishte e gatshme të paguante më tepër nëse do të kishte më shumë prona të siguruara.
Kjo sjellje korrekte dhe profesionale ka bërë që besimi i qytetarëve te SIGAL UNIQA të jetë gjithmonë e në rritje çka faktohet edhe nga raporti më i fundit i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.
Për më shumë informacion rreth paketave të sigurimit që ofron SIGAL UNIQA Group Austria mund të shkruani në Whatsapp 068 606 2829 ose të vizitoni çdo zyrë SIGAL UNIQA në qytetin tuaj.