13 aksidente me 28 humbje jetësh, janë statistikat fatale të segmentit rrugor Fushë Dukagjin-Kolsh, pjesë e “Rrugës së Kombit”.
Shumica e aksidenteve kanë ndodhur nga mjetet e tonazhit të rëndë.
LEXO EDHE: Aksident në “Rrugën e Kombit”/ Përmbyset kamioni, ndërron jetë shoferi
Për drejtuesit e kamionëve ky segment ka pjerrësi dhe kthesa të forta, ndërsa apelojnë për kujdes të shtuar veçanërisht nga drejtuesit e rinj të mjeteve dhe nga ata që e bëjnë për herë të parë këtë segment rrugor.
Në 13 vitet e fundit, në këtë vend kanë humbur jetën 28 persona në 13 aksidente ku janë përfshirë kryesisht mjete të tonazhit të rëndë.
Ky numër i lartë aksidentesh me pasoja fatale për jetët njerëzorë e ka kthyer këtë segment në një prej pikave më të rrezikshme rrugore në vend.
E ndërsa rrezikshmëria e rrugës paralajmërohet me sinjalistikë dhe kufizim shpejtësie, shoferët e kamionëve apelojnë për më shumë vëmendje dhe kujdes veçanërisht nga drejtuesit e rinj të mjeteve dhe atyre që e bëjnë për here të parë këtë segment rrugor.
LEXO EDHE: Rriten aksidentet gjatë shkurtit/ 88 aksidente rrugore, 123 persona të aksidentuar
“Rruga e Kombit” nisi të ndërtohej në vitin 2007. Gjatësia e saj llogaritet në 170 km.