Udhëtimet rrisin mundësinë e infektimit dhe të përhapjes së COVID-19, ndërsa qëndrimi në shtëpi rekomandohet si masa më e mirë për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga virusi vdekjeprurës.
Mos udhëtoni nëse jeni të sëmurë apo nëse keni afër një personi që ka qenë i infektuar me COVID-19 në 14 ditët e fundit.
Përpara udhëtimit
Përpara se të udhëtoni, ju duhet të shqyrtoni me kujdes:
- A po përhapet COVID-19 në destinacionin tuaj?
- Sa më shumë raste që të ketë në destinacionin tuaj, aq më shumë të ngjarë ka që ju të infektoheni gjatë udhëtimit dhe që më pas ta përhapni virusin tek njerëzit e tjerë kur të ktheheni.
- Kontrolloni të dhënat shtetërore të raportimit të rasteve në 7 ditët e fundit.
- A jetoni ju me dikë që mund të jetë në rrezik të lartë për shkak të sëmundjeve të tjera që ata mund të kenë nga COVID-19?
- Nëse infektoheni gjatë udhëtimit, ju mund ta përhapni virusin tek të dashurit tuaj kur të ktheheni, edhe nëse ju vet nuk keni simptoma.
- A jeni ju vet të rrezikuar nga sëmundje të tjera të rënda, të cilat mund të përkeqësohen për shkak të COVID-19?
- Çdo njeri mund të sëmuret nga sëmundjet që shkakton virusi COVID-19, por të moshuarit dhe çdo njeri i një moshe të caktuar që vuan nga kushte të caktuara mjekësore, është i/e rrezikuar nga COVID-19.
- A ka destinacioni juaj kufizime apo kërkesa që duhet të zbatohen nga udhëtarët?
Nëse do të udhëtoni
Gjatë udhëtimit tuaj, kujdesuni që të mbroni veten dhe të tjerët nga COVID-19:
- Mbani një maskë për të mbajtur gojën dhe hundën tuaj të mbuluara në vendet publike.
- Shmangni kontaktin e ngushtë me njerëz të tjerë, duke qëndruar të paktën 2 metra larg nga kushdo që nuk është nga familja juaj.
- Lani duart shpesh ose përdorni dezifektant (me të paktën 60% alkool).
- Shmangni kontaktin me këdo që është i/e sëmurë.
- Shmangni prekjen e syve, të hundës dhe të gojës.
Kujdesi ndaj llojeve të udhëtimeve
Aeroportet, stacionet e autobuzëve, dhe vendet për t’u shplodhur janë që të gjitha vende ndaj të cilave ekspozohen udhëtarët ndaj virusit në ajër apo në sipërfaqe. Këto janë gjithashtu vende ku mund të jetë e vështirë të ruash distancën sociale. Në përgjithësi, sa më gjatë që të jeni afër një personi me COVID-19, aq më të larta janë mundësitë që ju të infektoheni.
Udhëtimi nga ajri
Udhëtimi nga ajri do të thotë një kohë më e gjatë qëndrimi në linjat e kontrolleve të sigurisë dhe në terminalet e aeroporteve, të cilat ju vendosin në kontakt të afërt me njerëzit e tjerë, si edhe me rritjen e shpeshtësisë së prekjes së sipërfaqeve të ndryshme. Shumica e viruseve dhe mikrobeve të tjera nuk përhapen lehtësisht gjatë fluturimeve për shkak të mënyrës së si qarkullon ajri dhe filtrimit të tij në aeroplane. Megjithatë, distancimi social është i vështirë në fluturimet e populluara, dhe ulja 2 metra larg njerëzve të tjerë, nodnjëherë për orë të tëra, këto rrisin rrezikun e infektimit nga COVID-19. Gjithashtu, duhet të shqyrtoni me kujdes mënyrën tuaj të udhëtimit për në dhe nga aeroporti, duke qenë se transporti publik, dhe ndarja e udhëtimit me të tjerë, gjithashtu rrisin mundësitë e ekspozimit ndaj virusit.
Udhëtimi me autobus apo me tren
Udhëtimi në autobus dhe në trena për çdo gjatësi kohore mund të përfshijë uljen apo qëndrimin shumë afër me njerëzit e tjerë, të cilët mund të rrisin rrezikun e infektimit me COVID-19. Nëse ju zgjidhni që të udhëtoni me autobuz apo me tren, mësoni se si të mbroni veten nëse do të përdorni transportin publik.
Udhëtimi me makinë
Ndalesat me makinë në stacionet e karburanteve për karburant, ushqim apo për të shkuar në tualet, do të thotë që ju dhe shoqëruesit tuaj të udhëtimit do të jeni në kontakt me njerëz të tjerë dhe që do të prekni sipërfaqe të ndryshme më shpesh.
Si po veprojnë kompanitë për mbrojtjen e klientëve nga COVID-19?
Gjatë planifikimit të një udhëtimi, kontrolloni faqet e internetit të kompanive për të mësuar se çfarë po bëjnë ato për mbrojtjen e klientëve nga COVID-19. Gjërat që duhet të kontrolloni përfshijnë:
- Kërkesa që njerëzit duhet të mbajnë një maskë
- Promovimi i distancimit social
- Përdorimi i rezervimeve dhe të ‘check-in’ online
- Përdorimi i metodave të pagesës online dhe jo ballë për ballë
- Përforcimi i procedurave të pastrimit
Këshilla për të shmangur infektimin me dhe përhapjen e COVID-19 në situata të zakonshme udhëtimi:
Në publik:
- Mbani një maskë në vendet publike.
- Qëndroni të paktën 2 metra larg nga kushdo që nuk është nga familja juaj.
Në tualete dhe në vendet e çlodhjeve:
- Lani duart me sapun dhe me ujë të paktën për 20 sekonda pas përdorimit të tualetit dhe pasi keni qenë në një vend publik.
- Nëse nuk keni ujë apo sapu, përdorini një dezinfektant që përmban të paktën 60% alkool. Mbuloni të gjitha supërfaqet e duarve tuaja dhe fërkojini ato deri sa të jenë tharë.
Në hotele dhe vendet e akomodimit:
- Lexoni këshillat për qëndrimin me fjetje për udhëtimin tuaj.
Në vendet e ndalimit për ushqim:
- Opsioni më i sigurt është që të merrni me vete ushqimin të përgatitur nga ju. Nëse nuk keni marrë ushqim me vete, përdorni porositjen e ushqimeve të paketuara.
Kontrolloni kufizimet e vendeve ku do të udhëtoni
Qeveritë qëndrore dhe ato vendore mund të kenë përcaktuar tashmë kufizimet lidhur me udhëtimet, duke përfshirë kërkesat e testimit, urdhrat për të qëndruar në shtëpi, dhe kërkesat e karantinimit pas mbërritjes suaj. Për informacionin e përditësuar dhe udhëzimet e udhëtimit, kontrolloni informacionin e publikuar nga institucionet shëndetësore të vendit të destinacionit tuaj. Përgatituni që të jeni fleksibël gjatë udhëtimit, duke qenë se kufizimet dhe politikat për t’u zbatuar mund të ndryshojnë gjatë udhëtimit tuaj.
Lexo edhe: 9 shtetet që ju duhet të plotësoni formularin para se të udhëtoni
Aktivitetet me rrezik të lartë
- Të qenit në një vend që po kalon nivele të larta të infektimit me COVID-19, kontrolloni Njoftimet e Shëndetit në Udhëtim për rekomandimet për vendet ku keni udhëtuar.
- Të shkuarit në vendet ku ka grumbullime të mëdha sociale, si në një martesë, varrim apo festë.
- Pjesëmarrja në grumbullime masive, si në një event sportiv, koncert apo paradë.
- Qëndrimi në turma njerëzish, për shembull, në restorante, bare, aeroporte, autobuzë dhe stacione treni, apo në kinema, teatër etj.
- Udhëtimi me anije.
Nëse e dini që keni qenë të ekspozuar ndaj dikujt me COVID-19, shtyjeni udhëtimin tuaj për më vonë. Nëse keni ndonjë simptomë të COVID-19, telefononi në numrin 127 për të mësuar se si të veproni më tej.
Në një situatë të tillë, frike për shëndetin, çfarë ofron SIGAL UNIQA?
Sigurimi Anti COVID-19:
Çfarë mbulon ky sigurim?
- a) Trajtime në spitale e klinika private brenda dhe jashtë vendit
- b) 3 mijë lekë në ditë shpërblim në rast se shtrohesh në spital për COVID për një periudhë deri në 20 ditë
- c) 2 mijë lekë në ditë shpërblim nëse kurohesh në shtëpi për COVID.
- d) 20 mijë lekë shpenzime për ilaçet e nevojshme për kurimin nga virusi COVID të rekomanduara nga mjeku.
- e) Shpenzimet per kryerjen e Tamponit
- f) 1 milionë lekë në rast humbje jete
Maksimumi i mbulimit: 14 ditë
Falë kombinimit me aplikacionin “Teleshëndet” ju nuk do të keni nevojë të shkoni në spital për tu konsultuar me mjekun, por do ta keni atë në telefon 24 orë dhe mund ta pyesni për çdo simptomë apo shqetësim që mund të keni si mund ti dërgoni online analizat apo ekzaminimet që mund të kryeni.
Në rast se nevojitet, mjeku mund t’ju rekomandojë edhe medikamentet nëpërmjet applikacionit “Teleshëndet” dhe kështu ju do të evitoni çdo kontakt me spitalet apo me mjekun apo farmacistin.
Sa kushton ky sigurim dhe si mund të blihet?
Ky sigurim kushton 50 lekë në ditë dhe mund të blihet online në https://sales.sigal.com.al/OnLineInsurancePolicy/SelfService/Shu/AntiCovid.aspx ose në të gjitha pikat e shitjes së SIGAL në çdo qytet të Shqipërisë, në Kosovë e Maqedoninë e Veriut.
Në rast se keni pyetje apo paqartësi mund edhe të na shkruani në numrin tonë në Whatsapp: 0686062829.
Ne jemi me ju dhe do bëjmë gjithçka për ta përballuar së bashku këtë betejë për jetën.
SIGAL UNIQA ofron për çdo familje që ka një nxënës apo student: Sigurimin e nxënësve dhe studentëve, që ofron mbrojtje financiare për:
- Shpenzimet mjekësore emergjente deri në 100,000 Lekë
- Sigurimin e jetës së prindit nga aksidentet deri në 500,000 Lekeë
- Sigurimi i nxënësve dhe studentëve ofrohet për herë të parë I kombinuar me përfitimet për sëmundjen Anti-Covid.
Ky sigurim kushton 40 lekë në ditë për person dhe mund të blihet në të gjitha pikat e shitjes së SIGAL UNIQA si dhe online në
Ndërsa, nëse ke vendsour të studiosh jashtë Shqipërisë, sigurimi nuk është më një alterantivë. Cdo student duhet të jetë i pajisur me policë dhe ta paraqesë këtë document në Ambasadë.
Dokumenti i policës së sigurimit ka kritere të përcaktuara në varësi të shtetit ku studion:
Merr informacionin e saktë për shumat e mbulimit dhe rezervo policën tënde online në këtë link: https://sales.sigal.com.al/OnLineInsurancePolicy/SelfService/ShuNxStd/NxenesDheStudenteJashteShqiperise.aspx
SIGURIMI STANDARD
Me Sigurimin e Shëndetit STANDARD ju mund të kryeni vizita apo shërbime mjekësore në të gjith klinikat dhe spitalet private brenda territorit të Shqipërisë.
Ky sigurim mbulon nga 5 mijë deri në 20 mijë euro, në vartësi të kërkesës suaj.
SIGURIMI SILVER
Sigurimi i Shëndetit SILVER mbulon shpenzime mjekësore deri në 150 mijë euro duke përfshirë klinika dhe spitale në Shqipëri, Itali, Austri, Turqi, Kosovë, Maqedoni e Veriut etj duke u dhuruar klientëve mundësinë për të qenë nën kontrollin e mjekësve specialist në këto shtete.
SIGURIMI GOLD
Nëse jeta juaj dëshironi të jetë GOLD merrni Sigurimin e Shëndetit GOLD nga SIGAL UNIQA dhe merrni kujdesin e duhur për veten tuaj duke përfituar kontrolle mjekësore pa kufi dhe shpenzime mjekësore deri në 500 mijë euro.
Zona e mbulimit: Në të gjithë botën (Përjashtuar: SHBA, Kanada, Zvicër, Hong-Kong)
JETË PLUS
“Jetë Plus” është një sigurim shëndeti që ofrohet vetëm nga SIGAL UNIQA.
Përmes këtij sigurimi mbulohen shpenzimet mjekësore në rast diagnostikimi me një sëmundje kritike transplant, sëmundje të zemrës etj.
Trajtimi i pacientëve bëhet në klinikat dhe spitalet më të mira jashtë vendit.
SHËNDET NË UDHËTIM
Keni ndërmend të udhëtoni jashtë vendit? Një aksident, një ushqim i keq, një dhembje apo një krizë shëndetësore në një vend ku nuk njihni askënd janë fenomene me të cilat mund të përballet kushdo prej nesh.
Prandaj, me Sigurimin e Shëndetit në Udhëtim nga SIGAL, ne jemi 24 orë në shërbimin tuaj kudo ku ju ndodheni dhe e gjithë kjo kushton vetëm një euro në ditë.
Ky sigurim mbulon shpenzimet për të gjitha emergjencat mjekësore që mund t’ju ndodhin gjatë kohës që jeni në udhëtim jashtë vendit.
https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/shendet-ne-udhetim/