Për një mori arsyesh popullsia e Shqipërisë është plakur me gati 5 vjet në dekadën e fundit nga 2012-2022.
Mosha mesatare në këtë hark kohor nga 33 vjeç është bërë gati 38 vjeç.
Në vitin 1990 mosha mesatare ishte 27 vjeç, tani pas 30 vjetësh mosha mesatare në Shqipëri është 38 vjeç.
Ne nuk jemi akoma popullsia më e plakur e Evropës, sepse ka të tjerë që janë më të plakur se ne, por kemi ritmet e plakjes të shpejta. Shqipëria më shpejt sesa vendet e tjera si Portugalia, Spanja, Gjermania etj.
Me këto ritme, gjenerata e të moshuarve do të sundojë me numra, duke vënë në vështirësi edhe skemën e pensioneve.
Në vitin 1970, për 10 pensionistë punonin 74 vetë. 50 vjet më vonë, për 10 pensionistë paguajnë kontribute 12 veta.
Me këto ritme, varësia kontribuues/përfitues do të përmbyset shpejt, çka do të sjellë falimentimin e skemës. Alarmi është dhënë, por tanimë mbetet zgjidhja.
Çdo vit, ekonomia shqiptare humbet thuajse 2% të PBB-së, për të mbuluar deficitin e skemës së pensioneve. Në 2020-n, pjesa që u mbulua nga shteti, kulmoi me 238 milionë euro.
Sistemi publik i sigurimeve shoqërore do të vazhdojë të mbështesë me të ardhura 744 deri në 792 mijë persona, dhe deri në 2025-n, do të duhen së paku 100 milionë euro shtesë për të 48 mijë vetë që do t’i shtohen brezit të tretë.
Ndaj me të drejtë, skema e pensioneve konsiderohet nga ekspertët si një nga rreziqet e mëdha të ekonomive botërore sot.
LEXO EDHE: Shqiptarët të dytët më të plakurit në Europë brenda një dekade, ndërhyrjet që nevojiten te Pensionet
Pensionistët e pakënaqur
Ndërkohë, kujtojmë se pensionistët vazhdojnë të shprehin shqetësimin e pensionet janë shumë më të ulëta në raport me shpenzimet ditore.
Rritja e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve po bëhen gjithnjë e më shumë të paaksesueshme për ta. Duke pasur një nivel të ulët konsumi për shkak të të ardhurave të pakta e duke qenë se inflacioni ka prekur më fort produktet e shportës, impakti në këtë kategori është më i lartë sesa në kategoritë e tjera të shoqërisë.
Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, pensioni mesatar mujor i një pensionisti në zonat urbane është në vlerën e 17,258 lekëve. Edhe pse niveli i pensionit mesatar ka ardhur në rritje graduale, sërish ai mbetet shumë i ulët në raport me çmimet dhe nevojat që ka kjo kategori.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe për pensionet rurale ku pensioni mesatar shkon deri në 9,568 lekë.
Por çfarë masash duhen ndërmarrë?
Thellimi i deficitit të pensioneve kërkon një ndërhyrje të menjëhershme.
Sipas ekspertëve nevojiten ndërhyrje në sistemin e pensioneve dhe ofrimi i formave alternative midis sistemit shtetëror dhe atij privat, i cili do të gjeneronte pensione më të larta për qytetarët.
“Në botë, në Europë. E ke edhe në Maqedoni. Ti do marrësh 20% nga ISSH, 20% nga Kolona e Dytë, pension nga punësimi që është një skemë suplementare dhe 20% nga Kolona e Tretë ose Pensioni Vullnetar. Që kur të dalësh në pension të marrësh të paktën 60% të pagës tënde të fundit”, do të shprehej në një intervistë televizive Elvis Ponari, CEO i Fondit të Pensioneve Vullnetare SIGAL, njëherazi edhe Kryetar i Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve.
Edhe vetë kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Astrit Hado, i ftuar në Report TV në muajin prill, i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që nëse kanë mundësi financiare të investojnë në këto fonde, pasi kur të jenë në moshën e pensionit do të kenë dy pensione, përveç atij shtetëror.
“Fondet private janë një gjë shumë e mirë që nuk është shfrytëzuar tamam. E mirë për dy arsye, fondet private vullnetare, të kapatilaizuara, të shëndetshme do të thotë që qytetarët do marrin më shumë pension në pleqëri, e cila do të ndikojë në uljen e presionit ndaj skemës publike për dalje para kohe në pension.
E dyta, njerëzve iu modifikon konsumin e tyre gjatë gjithë jetës. Nëse kursejnë sot në mënyrë vullnetare, do të thotë që ata do kenë një jetë më të qetë në moshën e pleqërisë. Në fakt iu bëj thirrje njerëzve që kanë mundësi të paguajnë krahas kontributit të detyruar, ta bëjnë.
Kur të dalësh në pension krahas pensionit nga skema publike të kesh të ruajtura në depozitën tënde përshembull dhe 20 milionë ose 30 milionë lekë të vjetra të cilat ose ke mundësi ti marrësh të gjitha në dorë ose krahas pensionit që merr në ISSH të marrësh edhe një pension tjetër 200 mijë lekë të vjetra”, tha ndër të tjera z.Hado.
Skema e pensioneve në Shqipëri ka aktualisht vetëm kolonën e parë (pension shtetëror) dhe kolonën e tretë (pension vullnetar).
Ndërkohë që vendet e zhvilluara, përfshi këtu një pjesë të rajonit të Ballkanit, e kanë zgjidhur problemin e pensioneve edhe me një kolonë të dytë, skemë pensioni nga punësimi, që nënkupton bashkëpunimin shtet-privat.
Benefitet e “Kolonës së Dytë”
“Kolona e Dytë” ose pension nga punësimi.
Qytetarët do vazhdojnë të paguajnë njëlloj siç bëjnë edhe tani. Vetëm se në këtë rast 3% që i hiqet skemës shtetërore (21,4%) paguhet në 4 Fondet e Pensionit Privat që operojnë në Shqipëri.
“Kolona e Dytë” ka efekt social pasi qytetarët do të kenë dy pensione ose rroga në moshën e lënies së punës.
Një nga skema shtetërore dhe një nga ajo private. Pra, kjo përkthehet në nivele më të larta pensioni për çdo qytetar.
“Kolona e Dytë” ndihmon edhe luftën kundër evazionit pasi çdokush do të deklarojë pagën e plotë pasi do të kërkojë të marrë të plotë edhe 3%-in e skemës private.
Shumë qytetarë do të duan të futen në skemë dhe kjo do të ulë automatikisht edhe “punësimin në të zezë”, siç e quajmë rëndom. Pra, ndihmon vendin ekonomisht dhe shtetin për të ulur informalitetin.
“Kolona e Dytë” ka efekt pozitiv për të gjithë shoqërinë pasi paratë tani janë investuar në obligacione shtetërore dhe nëse shteti shpenzon fitojmë të gjithë. Rritet besimi te shteti…
36 mijë pensione private, rritet numri i qytetarëve me kontribute vullnetare
Janë 36 mijë qytetarë në Shqipëri që derdhin kontribute shtesë për të marrë pensione të larta në të ardhmen. Shifrat tregojnë se më shumë se 2000 individë shtohen çdo vit në skemën e pensioneve private.
Qytetarët kanë rritur interesin për të investuar në skemat e pensioneve private.
Në fund të tetorit numri i personave që kanë paguar për të marrë një pension nga fondet vullnetare arriti në 36 020, duke u rritur me 2420 individë, krahasuar me 1 vit më parë.
Vlera e parave të investuara në këto fonde kapi shifrën 46.8 milionë euro, duke shënuar një rritje vjetore 18%.
Interesi më i madh për të marrë një pension nga kompanitë private është për gjininë femërore me 18 500 pjesëmarrëse, kundrejt 17.550 meshkujve.
Fondi më i madh në vend, përsa i përket aseteve, është Fondi SIGAL, i cili dominon tregun me me 2.408 milionë Lekë dhe me një diferencë të konsiderueshme me fondin të rënditur në vend të dytë.
Çfarë është Fondi i Pensionit Vullnetar SIGAL?
Fondi është grup asetesh në pronësi të anëtarëve të tij. Në mënyrë të thjeshtuar fondin mund ta konsiderojmë si një pronësi ku secili anëtar ka aksionet e tij, në bazë të shumës së parave të investuara nga secili prej tyre.
Fondi ka për qëllim maksimizimin e kthimit nga investimi nëpërmjet një administrimi të kujdesshëm të aseteve. Ai nuk bën gjë tjetër përveç se paratë e individit i shumëfishon dhe i kthen në pagesa mujore në pleqëri ose edhe 5 vite para moshës së pensionit shtetëror.
Si funksionon skema e pensioneve private? Kush mund të bëhet anëtar?
Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësissht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi
Fondi SIGAL Është një Fond Pensioni me kontribute individuale të përcaktuara.
Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individët anëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre, ose çdo person i tretë ne emër të tyre në lekë
Kontributi për pension mund të paguhet sipas dëshirës dhe mundësisë në baza mujore, 3-mujore, 6-mujore ose vjetore, etj. Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme.
Nëse jam i punësuar, a mund të anëtarësohem në fond?
Sigurisht që po! Anëtarësimi mund të kryhet në mënyrë individuale ose nëpërmjet një skeme profesionale nga punëdhënësi.
Ka dy alternativa të anëtarësimit në skemën profesionale:
- Kontribuon vetëm punëdhënësi për punëmarrësit e tij në masën e caktuar nga vetë punëdhënësi;
- Kontribuon punëdhënësi dhe punëmarrësi së bashku për llogari të punëmarrësit.
Nëse unë investoj në Fondin SIGAL, a kam zbritje në taksa? Po punëdhënësi im?
Po! Konkretisht:
- Kontributi i bërë nga çdo anëtar në Fond zbritet nga të ardhurat personale të tij, për efekt tatimi.
- Kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribues tjetër, në emër dhe për llogari të anëtarit të Fondit, për efekte fiskale, nuk vlerësohen si të ardhura personale të anëtarit.
A trasferohet fondi privat i pensionit?
Po. Çdo anëtar mund të transferojë asetet e tij nga një fond pensioni në një tjetër nëse fondi tjetër ka normat e fitimit më të larta se fondi paraardhës.
Kjo bëhet kundrejt një “penaliteti” të themi prej 0.5% të aseteve që ke në fondin aktual.
A humbasin paratë e investuara nëse personi ndërron jetë? A janë asetet e trashëgueshme?
“Sigurisht. Ndryshe nga pensioni shtetëror, në rast humbje jete si anëtar të Fondit, asetet e mbetura në llogarinë tuaj u shpërndahen menjëherë trashëgimtarëve”.
Çfarë ndryshimi ka midis depozitës bankare dhe një Fondi Privat Pensioni?
Norma e kthimit në fond është e lidhur ngushtë me ecurinë e Titujve të Shtetit, bonove dhe Obligacioneve. Si rrjedhojë vlera e investimit luhatet në varësi të tregut të letrave me vlerë. Pra, norma e kthimit në fond është e ndryshueshme dhe jo fikse.
Ndryshe nga depozita që i ka fikse.
Ju mund të tërhiqni shumën e depozituar: 5 vjet para moshës së daljes në pension; gjatë moshës së pensionit; dhe në rast humbjeje aftësie për punë në mënyrë të përhershme.
Gjithashtu Fondi ofron depozitim të shumave të vogla nën minimumin e kërkuar të depozitave, të bonove dhe obligacioneve dhe mundësia e kryerjes së pagesave në mënyrë automatike çdo muaj.
Ju mund të anëtarësoheni kurdo dhe të kontribuoni në llogarinë e tuaj të pensionit sipas mundësisë financiare.
Ndërsa kurseni në llogarinë tuaj të pensionit, ju fitoni interes të lartë të përbërë gjatë një periudhe shumëvjeçare.
Një shembull i thjeshtë është ilustruar në videon e mëposhtme ku një individ me pagë bruto 220,000 lekë derdh kontribute për pesnisonin e tij rreth 21,000 lekë dhe shmang taksën 23% mbi pagën. Gjithashtu pensioni i tij do të jetë mjaftueshëm i kënaqshëm.
Kur merr pensionin pse duhet të paguash taksa? Sa janë taksat që paguhen?
Me ligjin e ri do të tatohet vetëm fitimi. Jo më kontributi….
BONUSET DHE LEHTËSIRAT QË OFRON FONDI SIGAL
Duke u anëtarësuar në Fondin e Pensionit Vullnetar SIGAL, krahas kursimeve tuaja që rriten me interesa të larta, ju përfitoni edhe zbritje deri në 50% në klinikat mjekësore më të mira në Shqipëri.
Transparencë në kohë reale përmes faqes zyrtare në internet: www.fondisigal.com.al
Kontakto këshilltarët e Fondit SIGAL, tani, në:
Tel: +35544511666
Email: [email protected]