8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëria po përballet me inflacionin, BSH publikon studimin: Fenomeni lidhet me impaktin...

Shqipëria po përballet me inflacionin, BSH publikon studimin: Fenomeni lidhet me impaktin e pandemisë

Një studim i Bankës së Shqipërisë ka arritur në përfundimin se presionet e brendshme inflacioniste janë mbizotëruese në përcaktimin e niveleve të inflacionit në Shqipëri.

Materiali kërkimor i përgatitur nga specialisti i Departamentit të Politikës Monetare, Enian Çela, merr në analizë ecurinë e inflacionit për periudhën mes vitit 2014 dhe mesit të vitit 2020, duke tentuar të ndajë efektin e inflacionit të brendshëm dhe atij të jashtëm në formimin e inflacionit total në ekonominë shqiptare.

Sipas autorit, vlerësimi i disagreguar i presioneve të brendshme dhe të huaja inflacioniste mbështet mbizotërimin e presioneve të brendshme ndaj atyre të huaja gjatë gjithë periudhës së analizuar, në përputhje edhe me studime të mëparshme.

Përgjithësisht, vihet re një zbehje e kontributeve të brendshme gjatë vitit 2015 dhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2016, që ka përkuar edhe me shifra më të ulëta të inflacionit të përgjithshëm gjatë kësaj periudhe. Por, prej gjysmës së dytë të vitit 2016 dhe në vazhdim, presionet e brendshme janë rekuperuar dhe kanë nxitur norma më të larta inflacioni.

Presionet e huaja inflacioniste, megjithëse jo mbizotëruese në terma të nivelit të kontributeve, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në drejtim të përcaktimit të dinamikave të inflacionit në momente të caktuara. Veçanërisht, gjatë gjysmës së parë të vitit 2016, vihet re një kontribut i qenësishëm negativ i këtyre presioneve që ka nxitur vlerat mjaft të ulëta të inflacionit në përgjithësi. Në mënyrë të veçantë, studimi përmend kontributin e “Karburanteve” si një kanal i rëndësishëm i përçimit të presioneve të huaja në terma direktë. Për t’u theksuar është prania e presioneve të huaja jo vetëm përmes kanalit direkt, por edhe përmes kanalit indirekt të kostove.

Edhe në këtë rast, rëndësia e “Karburanteve” është themelore, duke pasur parasysh rëndësinë e këtij sektori në koston e prodhimit në ekonomi. Ndikimi i kësaj kategorie nuk vihet re vetëm në rastin e mallrave, por është mjaft i fortë edhe në rastin e “Shërbimeve”.

Analiza dëshmon gjithashtu edhe për asimetri kohore në terma të përçimit të presioneve të huaja inflacioniste. Normat negative të inflacionit të importuar dhe veçanërisht atij të “Karburanteve” janë vënë re dhe gjatë viteve 2014-2015, por përçimi i plotë i këtyre presioneve është penguar nga ndikimet e brendshme. Në gjysmën e parë të vitit 2016, rënia e çmimit të “Karburanteve” është përçuar më fort në drejtim të çmimit të tregut, duke nxitur edhe një ndikim më të madh në inflacionin e përgjithshëm. Duke filluar nga gjysma e dytë e vitit 2016, presionet e huaja negative inflacioniste janë zbutur disi dhe, në rastin e “Karburanteve”, është vënë re një kalim i deflatorëve\vjetorë në territor pozitiv. Megjithatë, kontributet mbeten negative dhe me bazë të gjerë, duke sugjeruar për praninë e ndikimit të efektit mbiçmues të kursit të këmbimit në çmime. Balancimi i ofruar nga presionet e brendshme ka shmangur disi përçimin e këtij efekti në çmimet përfundimtare.

Në lidhje me presionet e brendshme inflacioniste, studimi vlerëson se ka këtë ndodhur një ringritje e tyre veçanërisht gjatë vitit 2017 dhe në tremujorin e parë të vitit 2018. Një ndikim i rëndësishëm në këtë drejtim ka buruar nga “marzhet tregtare dhe të transportit” dhe “taksat neto”. Për periudhën e mbetur të analizës, vihen re presione të brendshme sektoriale të moderuara gjatë vitit 2019 dhe me një rritje të shpejtë në dy tremujorët e parë të vitit 2020. Në rastin e fundit, vlerësohet që fenomeni lidhet me impaktin e pandemisë./Monitor

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat