Kriza klimatike tashmë po prek prodhimin e sistemeve bujqësore të botës, me produktivitet shumë më të ulët se sa do të kishte qenë nëse njerëzit nuk do ta kishin ngrohur me shpejtësi planetin, ka zbuluar një studim i ri.
Rritja e temperaturave në këtë kohë ka vepruar negativisht mbi produktivitetin bujqësor, sipas hulumtimit të ri, të botuar në “Nature Climate Change”.
Produktiviteti në fakt ka rënë me 21% që nga viti 1961, krahasuar me atë nëse bota nuk do t’i nënshtrohej ngrohjes së shkaktuar nga njerëzit.
Me popullsinë globale që do të rritet në më shumë se 9 miliardë deri në vitin 2050, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e OKB-së pret që prodhimi i ushqimit do të duhet të rritet me rreth 70%, me prodhimin vjetor të kulturave bujqësore me gati 1 miliard ton dhe prodhimin e mishit në rritje me më shumë se 200 milion ton në vit deri në këtë pikë.
Ndërkohë, temperaturat globale po rriten me një ritëm që shkencëtarët paralajmërojnë se është jashtëzakonisht i rrezikshëm për qytetërimin.
LEXO EDHE: Katastrofat natyrore shkaktuan 250 miliardë dollarë dëme
Ndërsa bujqësia në përgjithësi në dekadat e fundit, kërcënohet gjithnjë e më shumë nga valët e të nxehtit që po thajnë disa kultura.
Në vitin 2019, shkencëtarët që analizuan 10 kulturat kryesore globale që ofrojnë shumicën e kalorive tona ushqimore zbuluan se ndryshimi i klimës po redukton prodhimin në mbarë botën të produkteve kryesore si orizi dhe gruri. Përsëri, vendet më pak të pasura po vuajnë më keq nga kjo situatë.
LEXO EDHE: Reshje të dendura shiu e breshëri në Korçë, dëme kolosale në bujqësi
Kjo do të thotë se popullatat që po përballen me pasiguri ushqimore po mbajnë mbi supe barrën më të rëndë të ndryshimeve klimatike.