6.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet8 vite partneritet me SIGAL UNIQA/ FSHF: Një bashkëpunim i shkëlqyer

8 vite partneritet me SIGAL UNIQA/ FSHF: Një bashkëpunim i shkëlqyer

Federata Shqiptare e Futbollit dhe kompania “Sigal Uniqa Group Austria” që prej vitit 2016-të vijojnë të kenë një bashkëpunim të suksesshëm.

Kompania “Sigal Uniqa Group Austria” është një ndër sponsorët kryesorë të FSHF-së dhe Kombëtares së futbollit teksa kontributi dhe mbështetja gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë e madhe, pasi nëpërmjet kësaj kompanie, FSHF ka siguruar të gjithë futbollistët e nivelit profesionist, të Kombëtares, të kampionatit “Abissnet Superiore” dhe futbollit të vajzave.

Për të folur rreth këtij bashkëpunimi të suksesshëm, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe CEO i grupit Sigal Uniqa, Avni Ponari zhvilluan një intervistë në “Top News”.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka theksoi se partneriteti me kompaninë “Sigal Uniqa” ka qenë gjithmonë i shkëlqyer dhe shumë i frytshëm.

“Bashkëpunimi i Federatës Shqiptare të Futbollit me kompaninë Sigal Uniqa ka filluar që në 2016-ën dhe përderisa ka vazhduar kaq gjatë, përderisa është rinovuar disa herë kjo marrëdhënie, do të thotë se ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë dhe shumë i frytshëm. Nëpërmjet kompanisë, FSHF ka siguruar pothuajse të gjithë futbollistët e niveleve profesioniste, të futbollistëve të Kombëtareve, të Kategorisë Superiore, të futbollit të vajzave.

Nuk është thjesht një mbështetje financiare, por është një bashkëpunim i vërtetë, një mbështetje në të gjitha këndvështrimet. Edhe nëse kemi ndonjë rast që nuk parashikohet nga kontrata, Sigal në asnjë mënyrë apo në asnjë kohë nuk refuzon të mbështesë apo të mbulojë çdolloj dëmtimi. Është një bashkëpunim i shkëlqyer dhe jam shumë i sigurt që do të zgjasë gjatë sepse nuk besoj se Federata do të gjejë një kompani tjetër sigurimesh që do të mbështesë më mirë, do bashkëpunojë më mirë dhe në mënyrë shumë funksionale në të mirën e futbollit shqiptar në përgjithësi. Aq më shumë që drejtuesi i kompanisë Sigal është vetë një njeri i sportit. E kupton shumë mirë këtë dhe e bën me pasion këtë mbështetje, përveçse një detyrim kontraktor”, tha fillimisht Presidenti i FSHF,  Armand Duka.

Edhe themeluesi dhe CEO i Sigal Uniqa, Avni Ponari u shpreh i kënaqur nga ky partneritet, i cili, sipas tij, vjen në kuadër të përgjegjësisë sociale dhe i uroi suksese ekipit Kombëtar në kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

“Mes misioneve që mund të ketë një kompani Sigurimi është edhe misioni social, i cili e bën të domosdoshme pjesëmarrjen në të gjithë jetën shoqërore. Kështu që ne e kemi konsideruar shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me Federatën Shqiptare të Futbollit. Dhe natyrisht, njohja me Presidentin Duka dhe mundësitë e hapësirat që na ka krijuar ka bërë të mundur që ne të jemi sa më afër ekipit dhe futbollit. Duke qenë në cilësinë e drejtuesit të një federate tjetër, po të rëndësishme, unë e kam parë si një gjë të rëndësishme sigurimin e sportistëve, çka Shqipërisë i ka munguar prej vitesh.

Unë jam i kënaqur dhe krenar duke qenë sponsor i Federatës Shqiptare të Futbollit përsëri pas 8 vitesh kur Shqipëria ishte në kampionatin Europian dhe logoja e Sigal ishte e pranishme, ne jemi fatlumë që ndodhemi sërish në mbështetje të Federatës dhe unë i uroj suksese ekipit kombëtar por dhe Presidentit Duka për këto arritje të jashtëzakonshme në këtë vit të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët. Shqipëria ka rreth 100 mijë sportistë, në të gjitha kategoritë e në të gjithë moshat, të cilët janë pjesëmarrës në gara të ndryshme dhe atë që ka bërë Federata Shqiptare e Futbollit duhet ta bëjnë të gjitha federatat. Në mënyrë që çdo sportist të jetë i siguruar, kjo është shumë e rëndësishme”, tha CEO i Sigal Uniqa, Avni Ponari.

Më tej, Presidenti Duka tha se viti 2023 ishte më i suksesshmi në historinë e futbollit shqiptar dhe shtoi se sukseset nuk mund të arrihen vetëm por falë bashkëpunimit me të gjithë bashkëpunëtorët që kontribuojnë në të mirë të futbollit.

“Viti që mbyllëm apo kualifikueset e kampionatit Europian kanë qenë më të suksesshmet e historisë së futbollit shqiptar. Vendi i parë në grup, performanca fantastike e ekipit, performanca fantastike e të gjithë ambientit, e tifozëve ka qenë një ngjarje, në kompleks, për t’u shënuar në histori. E kam theksuar që asgjë nuk mund të arrihet vetëm. Aq më shumë në një sport kolektiv si futbolli. Pikërisht këtu merr forcë edhe bashkëpunimi që kemi me Sigal, bashkëpunimi që kemi edhe me bashkëpunëtorë të tjerë të futbollit shqiptar, që të gjithë bashkë të realizojmë një ëndërr të përbashkët në fund të fundit kombëtare.

Sepse futbolli në një lloj mënyre është fe për shqiptarët, është sport shumë i dashur dhe këtë sukses e kemi arritur të gjithë bashkë. Pa dyshim me kontributin më të madh të futbollistëve por edhe të bashkëpunëtorëve tanë dhe të Sigal-it që ka qenë, siç e thashë në fillim, mbështetje e përhershme, e pakursyer dhe do të vazhdojë ta bëjë. Po të kthehemi në 2016-ën, ishte fillimi i bashkëpunimit me Sigal-in, që në një lloj mënyre na solli fat, na çoi në Europian. Ky bashkëpunim është edhe sot në 2024-ën dhe unë uroj të jetë akoma më shumë dhe jam i bindur që do të jetë akoma më shumë”, tha Duka.

LEXO EDHE: Sponsorizimi i Kombëtares/ Ponari: Detyrim moral ndaj 1.2 milionë klientëve në 3 shtete

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat