Në këtë stinë virozash, kur rastet e infektimeve me grip, por edhe koronavirus janë shtuar, autoritetet shëndetësore në Kosovë japin alarmin dhe për një virus jo të panjohur më parë.
Sipas të dhënave zyrtare, mësohet se 7 persona janë shtruar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës të infektuar me grip derri (AH1N1), teksa një prej tyre është në gjendje më të rëndë.
Ndërkohë në këtë qendër po marrin ndihmë më të specializuar dhe dy të infektuar me Covid, çka rikthen edhe njëherë alarmin për zbatimin e distancimit social, për të shmangur një shtim eksponencial të rasteve.
LEXO EDHE: Pse është e rëndësishme të kesh sigurim shëndeti në dimër