Rreth 7.2 milion mbajtës të policave të sigurimit të shtëpive, në Britani të Madhe, janë në rrezik të zhvlerësimit të tyre.
Polica e tyre rrezikon të kalojë në gjendje pavlefshmërie për shkak se së fundmi janë vërejtur shtyrje të shpeshta të punëve mirëmbajtëse në pronat e tyre.
Këtë e konfirmon një studimi i ri i Go.Compare Home Insurance.
Ky rrezik lidhet me legjislacionin britanik, ku kompania e sigurimeve e shtrëngon blerësin e policës, kur apartamenti i tij paraqet risk të lartë, të kryejë ndërhyrje të emergjencës.
Lidhur me këtë, rreth dy të pestat (43%) e britanikëve kanë vonuar disa lloje të mirëmbajtjes për shkak të krizës së kostos së jetesës.
Kjo sjellje rrezikon të çojë në pavlefshmëri të policës.
Në Britani, ofruesit e sigurimeve presin që pronat të mbahen në gjendje të mirë riparimi.
Ky fakt do të thotë se mbajtësit e policave mund të mos jenë të mbuluar nëse nuk i mbajnë rregullisht riparimet.
Shumë nga të anketuarit pranuan se nuk janë të vetëdijshëm për këtë rrezik të sigurimit.
Dy të pestat (41%) thanë se nuk e kishin idenë që shtyrja e mirëmbajtjes mund të bënte të pavlefshëm sigurimin, çka përfaqëson rreth 6.8 milion mbajtës të policave.
Bazuar në numrin e atyre që pranojnë se kanë vonuar mirëmbajtjen e shtëpisë, vlerësohet se rreth 2.9 milion mbajtës policash mund të jenë aktualisht në rrezik, pa e ditur këtë fakt.
Të rinjtë britanikë janë më pak të vetëdijshëm për këtë kusht të sigurimit, sipas platformës krahasuese.
Vetëm 46% e personave nën 35 vjeç e dinin që kjo mund të bënte të pavlefshme policën, krahasuar me më shumë se dy të tretat (69%) të atyre mbi 54 vjeç.
Gratë janë gjithashtu pak më pak të vetëdijshme për këtë rregull, me vetëm 55% që thonë se e dinë, kundrejt 63% të burrave.