8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet60 vjet Teatri “Skampa” në Elbasan/ Si u dogj dhe si u...

60 vjet Teatri “Skampa” në Elbasan/ Si u dogj dhe si u rindërtua falë sigurimit në SIGAL UNIQA

Edhe pse u ndërtua në vitin 1935 si një dhuratë për qytetin e Elbasanit, teatri profesionist në këtë qytet nisi në vitin 1962 duke shënuar plot 60 vite.

Ishte 15 Korriku i vitit 1962 kur për herë të parë, një grup aktorësh (15 aktorë) themeluan në tempullin e artit te qytetit të Elbasanit,një trupë profesioniste.

Emra të njohur si Demir Hyskja, Dhimosten Papa, Haxhi Sejko,Thanas Borodani ,Skënder D.Hoxha, Hysni Hatipi, Thoma Kristo, Efraim Gashi, Hasan Mehja , Ndoc Cefa , Antoneta Kristo, Feride Halimi, Eglantina Stafa, Arta Luzi, Olimbi Bilali si dhe regjisori i parë i teatrit Lec Shllaku, nisën të punonin e vinin në skenë, shfaqjet e para në nivel profesionist.

Duke nisur nga themeluesit, tek miqtë, të ftuarit, artdashësit e qytetarë të shumtë ndanë kujtimet që shoqëruan rrugëtimin 60 vjeçar të teatrit “Skampa”.

Por në vitin 2011 godina e teatrit “Skampa” u dogj tërësisht, por u rikthye shumë shpejt në gjendjen e mëparshme falë kompanisë më të madhe të sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria.

Zjarri që përfshiu godinën dogji plotësisht të gjithë platenë, lozhat dhe dhomat e artistëve dhe dëmet e llogaritura kapën vlerën e qindra mijëra eurove.

Pas 6 muajve pa teatër, qytetarëve të Elbasanit iu rikthye tempulli i artit dhe kjo falë kompanisë së sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria, pasi “SKAMPA” ishte e siguruar ashtu si dhe shumë prona publike dhe private në Shqipëri dhe rajon.

Rikonstruksioni, i cili filloi menjëherë dhe përfundoi brenda pak muajsh, u bë i mundur nga dëmshpërblimi i vlerës së dëmit të paguar nga SIGAL UNIQA.

LEXO EDHE: Zjarri shkatërron magazinën në Pogradec/ Rasti i ngjashëm në Durrës dhe si u dëmshpërblye biznesmeni

Pa harruar rikthimin në gjendjen e mëparshme edhe të një tjetër institucioni të rëndësishëm kulturor në vend, “Kinema Millenium” në Korçë, edhe ajo e shkrumbuar totalisht nga zjarri.

Në mbi 23 vite të ekzistencës së saj në tregun e sigurimeve, nën moton “sigurimi nuk është biznes, por përgjegjësi”, SIGAL UNIQA ka paguar mbi 400 milionë euro dëme tek klientët e saj, ndërsa tregoi forcën dhe seriozitetin e saj pas tërmeteve të vitit 2019 ku pagoi mbi 16 milionë euro dëme te klientët e saj.

SIGURONI PRONËN TUAJ NGA ZJARRI

Askush nuk mendon se do të preket nga një zjarr derisa të ndodhë.

Është e papërgjegjshme të mohoni mundësinë e aksidenteve nga zjarri. Mund të ndodhë një aksident në kuzhinë me bombolën e gazit, një tension i lartë elektrik, zjarrvënie të qëllimshme, apo zjarre natyrore dhe mundi i një jete të tërë ju shkon dëm.

Ndaj është e domosdoshme të pajiseni me Policën e Sigurimit nga Zjarri për të zbutur pasojat e rënda që mund të ketë një forcë shkatërrimtare si flaka.

Nëse nuk keni siguracionin e nevojshëm, çdo dëm që ndodh në pronën tuaj do të paguhet nga vetë ju. Ndërsa kur jeni të siguruar atëherë është detyrë e SIGAL UNIQA ta rikthejë atë në gjendjen para ndodhjes se demit.

Sigurimi i Pronës, që kushton vetëm 1 euro për m2, mundëson që pavarësisht një ngjarjeje të paparashikuar ju të vazhdoni jetën normalisht si më parë.

Mendoni për veten, familjen dhe biznesin tuaj…

LEXO EDHEPse shqiptarët ia besojnë pronën e tyre SIGAL UNIQA-s

BLI ONLINE SIGURIMIN E PRONËS

Siguracionin e Shtëpisë tashmë mund ta blini kudo që të jeni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe.

Mjafton vetëm një celular apo një laptop dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg duke ju kursyer kohë, dhe para.

Hyni në https://sigal.com.al/online/pasuri  dhe blini direkt nga celulari siguracionet që ju nevojiten. Shpejt, Thjesht dhe Sigurtë.

Gjithashtu, SIGAL UNIQA u ofron mundësinë që, nëse je i siguruar tashmë, të mund të informohesh në kohë rekord se si të veprosh në rast dëmi.

Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group Austria…

Për çdo pyetje apo paqartësi, kontaktoni në:

Whatsapp: +355 68 606 2829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: TOP 100 kompanitë e sigurimit në Evropën Juglindore, SIGAL UNIQA lidere në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat