Shkëndije Halili 58 vjeç punonjëse e pastrim – gjelbërimit e Bashkisë së Delvinës është aksidentuar nga një mjet sapo ka dalë nga banesa për të shkuar në punë këtë mëngjes rreth orës 5.15 min.
58 vjeçarja është transportuar në gjendje të rëndë në urgjencën e spitalit të Sarandës. Ajo kishte dëmtime serioze të kokës, hemorragji dhe fraktura të këmbës së djathtë.
Për shkak të gjendjes së rëndë u bë përpjekja për transportin e saj me helikopter drejt spitalit të Traumës por ajo humbi jetën në Sarandë para se të arrinte të transportohej drejt Tiranës.