19.5 C
Tirana
Monday, September 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet5 përgjigje që duhet të dini mbi Sigurimin Privat të Shëndetit

5 përgjigje që duhet të dini mbi Sigurimin Privat të Shëndetit

“Më mirë të parandalosh sesa të kurosh një sëmundje”

Kjo është motoja që ka shoqëruar kompaninë e sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria gjatë 25 viteve të aktivitetit të saj duke bërë që si në çdo produkt tjetër, edhe në ato të Shëndetit të jetë lidere në treg.

Ajo ishte e para kompani Sigurimi në Shqipëri që në vitin 2007 ofroi Sigurimin Privat të Shëndetit, në një kohë kur në vendin tonë nuk operonte asnjë spital privat.

Ndërsa sot, kompania më e madhe dhe më e besuar, aktive në tre shtete (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut) i ofron klientëve të saj një mori produktesh, avangarde dhe unike për vendin dhe jo vetëm, duke nisur nga “Sigurimi Anti-Tumor”, Karta “Jetës Plus”, “Gold”, “Silver”, “Standard”, “Karta e Kujdesit Shëndetësor”, “Teleshêndet”, “Check Up sipas Protokollit Japonez” etj, të cilat e bëjnë atë kompaninë më avangarde në tregun shqiptar dhe rajonal të sigurimeve.

LEXO EDHE: Profesionalizëm, inovacion dhe dëmshpërblim në kohë/ SIGAL UNIQA rrit peshën e saj në Sigurimet e Shëndetit

Por edhe pse janë me mijëra njerëz që kanë përfituar nga këto sigurime, brenda apo jashtë Shqipërisë, ka ende shumë klientë që vazhdimisht bëjnë pyetje lidhur me produktet e sigurimit të shëndetit dhe mbulimet që ato ofrojnë.

Për këtë arsye, në vijim të artikullit do t’ju shpjegojmë shkurt dhe thjeshtë 5 gjëra kryesore që duhet të dini për Sigurimin Privat të Shëndetit.

Në rast se sëmurem, kam të drejtë të kurohem jashtë vendit?

Po. SIGAL UNIQA ofron disa paketa sigurimi shëndetësor që e mundsojnë diçka të tillë.

Në rast se diagnostikohem me tumor malinj, kam mbulim financiar për mjekimin jashtë Shqipërisë, për faturat e akomodimit në hotel, biletat e avionit dhe të një të afërmi që më shoqëron?

Në rast se diagonistikoheni me një tumor malinj dhe ndërkohë keni Kartën “Jetë Plus” nga SIGAL UNIQA, ju përfitoni:

  • Konfrmimin e diagnozës tuaj nga mjekë të huaj
  • Ndërhyrjenkirugjikale dhe trajtimin jashtë vendit
  • Çdo procedurë që ju duhet për të qenë të sigurt se po merrni shërbimin mjekësor më të mirë në botë, pa u shqetësuar për organizmin apo për ta paguar.
  • Procedura e gjetjes dhe pagesa e biletës së udhëtimit vajtje-kthim për pacientin dhe një të afërm që e shoqëron
  • Procedura e gjetjes dhe pagesa e hotelit për pacientin dhe një të afërm që e shoqëron
  • 100 euro në ditë për cdo ditë qëndrimi jashtë vendit
  • Mbulime të shpenzimeve jashtë spitalit

Sa është mbulimi financiar i ofruar nëse diagnostikohem me kancer?

Me kartën “Jetë Plus“, shuma maksimale e mbuluar është 1 milion Euro.

Me policën “Sigurimi Anti- tumor”, përfitoni shumën maksimale që varion nga 5,000 – 200,000 Euro, sipas primit të sigurimit që keni paguar.

Në rast se aksidentohem, invalidizohem dhe mbetem pa punë, a mbetem pa të ardhura? A më ofron polica e sigurimit dëmshpërblim?

Sigurimi nga Aksidentet, ofruar nga SIGAL UNIQA, mbulon paaftësinë e përkohshme, paaftësinë e përhershme ose humbjen e jetës të siguruarit të shkaktuar nga aksidente të ndryshme të mundshme.

Ju nuk mbeteni pa të ardhura pasi ky sigurim mundëson:

  • Në rast paaftësie dhe humbje jete, dëmshpërblim nga 500,000 deri në 3,000,000 Lekë
  • Mbulim të shpenzimeve mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti

Çdo analizë dhe kontroll mjekësor në Shqipëri, a mund ta kryej privatisht?

Po. SIGAL UNIQA bashkëpunon me klinikat dhe spitalet më të mira në vend, në të cilat ju mund të kryeni kontrollin mjekësor që ju nevojitet apo analizat.

Rrjeti mjekësor ekskluziv “SIGAL UNIQA

Kam një check up vjetor të paguar, a mund ta kryej edhe nëse nuk kam shqetësime duke i paraprirë çdo problemi të mundshëm shëndetësor?

Po. Ju keni të drejtën që një herë të vit të kryeni një check up mjekësor pranë një prej klinikave apo spitaleve me të cilat bashkëpunon SIGAL UNIQA.

Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri është e vetmja që mundon:

  • Check Up bazë
  • Check Up të avancuar
  • Check Up sipas Protokollit Japonez

Sa e thjeshtë është të kujdesesh për shëndetin kur ke një sigurim te SIGAL UNIQA.

Nëse doni të merrni një ofertë për veten apo familjarët tuaj, shkruani tani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

LEXO EDHE“Më shumë shërbime të kujdesit shëndetësor nga një burim i vetëm”, Brandstetter: Po investojmë rreth 50 milionë euro çdo vit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat