Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave, INSTAT), në muajin prill 2023 numërohen 69 aksidente rrugore, ndërsa numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 94 persona.
Raporti tregon se aksidentet rrugore, në 87 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmosha deri 24 vjeç, duke zënë 24.6 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Në katërmujorin e parë të vitit 2023, numërohen 332 aksidente rrugore.
Numri i të aksidentuarve është 454 persona.
Aksidentet rrugore, në 18,1% të rasteve, në katërmujorin e parë të vitit 2023 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.