13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet43% e automjeteve të importuara në vitin 2023 në BE, elektrike ose...

43% e automjeteve të importuara në vitin 2023 në BE, elektrike ose hibride

Midis 2017 dhe 2023, tregtia e automjeteve elektrike dhe hibride në Bashkimin Evropian u rrit ndjeshëm.

Në vitin 2023, pothuajse 43% e numrit total të makinave të importuara në BE ishin elektrike ose hibride, duke treguar një rritje të ndjeshme krahasuar me 8% në 2017.

Eksportet e BE-së u rritën nga 2% e numrit total të makinave të eksportuara në 2017 në 26% të totalit në 2023.

Makinat hibride pa prizë të jashtme shkuan nga 6% e totalit të importeve dhe 0,4% e eksporteve të BE-së në 2017, në 18% dhe 11% respektivisht, në 2023. Ndërsa automjetet plotësisht elektrike përfaqësonin 19% të importeve dhe 11% të eksporteve të bllokut në 2023.

Për sa i përket vlerës, vitin e kaluar, Unioni shpenzoi 44.6 miliardë euro për importe nga vendet jashtë bllokut për makina hibride dhe elektrike, një rritje prej 21%, krahasuar me vitin 2022. Importet e makinave të plota elektrike ishin 20.2 miliardë euro, të ndjekura nga makinat hibride pa prize të jashtme (15.5 miliardë euro) dhe makinat hibride “plug-in”, që kanë nevojë për një burim karikimi, me 8.9 miliardë euro.

Eksportet e të njëjtave produkte në vendet jashtë BE-së arritën në 62.1 miliardë euro në vlerë totale, +5% krahasuar me vitin 2022. Gjithashtu në eksporte, makinat e plota elektrike renditen të parat për nga vlera, me 29.4 miliardë euro, të ndjekura nga makinat hibride pa prizë me 22.5 miliardë euro dhe makinat hibride “plug-in” me 10.2 miliardë euro.

Tre vendet kryesore jashtë bllokut nga të cilat BE-ja importoi automjete elektrike ishin Kina, me 9.7 miliardë euro, që korrespondon me 48% të totalit, e ndjekur nga Koreja e Jugut (4.3 miliardë euro apo 21%) dhe Mbretëria e Bashkuar (2.1 miliardë euro ose 10%).

Ndërsa tre shtetet kryesore jashtë Bashkimit Evropian për eksporte ishin Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, me 24% secila, (7,1 miliardë dhe 6,9 ​​miliardë euro, respektivisht), e ndjekur nga Norvegjia me 11%.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat