Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, në qytetin e Elbasanit.
Një shtetase 34 vjeçe është paraqitur në ambientet e Maternitetit të Elbasanit, ka kryer një procedurë aborti dhe më pas është larguar në banesë.
Rreth orës 18:00 të së njëjtës ditë, dyshohet se për shkak të komplikimeve të gjendjes shëndetësore, kjo shtetase ka njoftuar shërbimet e ambulancës, të cilat e kanë transportuar atë në Maternitetin e Elbasanit, ku kjo shtetase ka humbur jetën.
Për këtë rast, oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan kanë iniciuar procedimin penal për shtetasit A. P., 56 vjeç dhe B. Gj., 60 vjeç, mjekë në Maternitetin e Elbasanit, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.
Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
PSE NEVOJITET SIGURIMI I PËRGJEGJËSISË PROFESIONALE
Gabimi është njerëzor. Madje edhe profesionistëve më të mirë iu ndodh të gabojnë.
Ka gabime që kalohen shpejt. Por ka edhe gabime që na kushtojnë shtrenjtë. Edhe financiarisht.
Ndaj kompanitë e sigurimeve, mes shumë produkteve që ofrojnë, kanë edhe një produkt që i dedikohet pikërisht “gabimeve njerëzore” dhe që është “Sigurimi i përgjegjësisë Profesionale”.
Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin në rast dëmtimesh që ai i shkakton shëndetit ose pronës së të tretëve si pasojë e neglizhencës gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij profesionale ose gjatë këshillimit të të tretëve.
Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale luan një rol të rëndesishëm në ekonomi dhe shoqëri. Ai i mbron individët dhe kompanitë nga humbjet që mund të mos jenë në gjendje t’i paguajnë duke siguruar një mekanizëm, përmes të cilit palët e treta përfitojnë kompensim për dëmet që u janë shkaktuar.
Përveç mjekëve, ky është një siguracion, i hartuar edhe për profesione të tjera si:
Arkitektët
Inxhinierët
Avokatët
Noterët
Infermierët
Dentistët
Farmacistët
Vlerësuesit e pasurive të paluajtshme
Agjentët e sigurimit dhe këshilltarët e investimeve etj.
Duaje profesionin tënd por edhe siguroje atë…Vetëm me SIGAL UNIQA Group Austria
Për çdo pyetje, shkruani në:
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 606 2829