12.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"2023, viti më i nxehtë në histori", deklarata e shefit të OKB-së...

“2023, viti më i nxehtë në histori”, deklarata e shefit të OKB-së në Samitin e Klimës

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se viti 2023 do të jetë viti më i nxehtë në histori.

Gueterres e bëri këtë deklaratë në nisje të Samitit të Klimës COP28.

Të dhënat tregojnë se ne po jetojmë përmes kolapsit të klimës”, u shpreh shefi i OKB-së.

Duke i bërë apel komunitetit ndërkombëtar që të veprojë dhe të përmbushë angazhimet e klimës, ai tha se ky rekord klimatik duhet të shkaktojë “lëkundje në shtyllën e liderëve botërorë”.

Komentet e tij erdhën pasi Organizata Botërore Meteorologjike raportoi se ishin të sigurtë se viti 2023 kishte thyer rekordin global të temperaturës. Ndërsa ekziston frika se viti 2024 mund të jetë akoma më i ngrohtë për shkak të fenomenit “El Niño”.

Gjatë fjalimit, Guterres se nivelet e detit dhe temperaturat e sipërfaqes së detit kanë arritur nivele rekord dhe se nivelet e akullit të detit në Antarktidë kanë arritur një rekord të ulët.

Ky vit ka parë komunitete anembanë botës të goditur nga zjarret, përmbytjet dhe temperaturat e larta… Ngrohja rekord globale duhet të shkaktojë lëkundje në shtyllën e liderëve botërorë. Dhe kjo duhet t’i nxisë ata të veprojnë”, tha Antonio Guterres.

Ndryshimet klimatike shtojnë fatkeqësitë natyrore/ Kthejini diellin jetës suaj duke u siguruar

Ndryshimet klimatike po e fusin botën në një mori fatkeqësish natyrore që po shoqërohen me dëme të mëdha në njerëz, banesa, biznse dhe automjete.

Por edhe pse ndikon pak në ngrohjen globale, sipas ekspertëve, Shqipëria mbetet një nga vendet më të rrezikuara nga këto ndryshime.

Sipas Bankës Botërore, Shqipëria renditet e para në Evropë sa i përket ekspozimit, ndjeshmërisë dhe cënueshmërisë ndaj fatkeqësive natyore.

Rritja e nivelit të detit do të jetë kërcënimi që pritet të jetë si pasojë e përmbytjeve, stuhive detare, erozionit dhe kripëzimit. E si rezultat i saj, parashikohet rritje e nivelit të lumenjve në pjesët e poshtme të banesave.

Deri në vitin 2030, nga pasojat e drejtpërdrejta të përmbytjeve do të preken 32% e sipërfaqeve bregdetare ose 3.76% sipërfaqe totale e vendit.

Raporti i FMN

Në një raport të posaçëm, Fondi Monetar Ndërkombëtar jep projeksione të zymta për vendin tonë, që në dy dekadat e fundit po njeh një frekuencë të shtuar të katastrofave natyrore.

Që prej vitit 1980, Shqipëria është goditur nga 35 katastrofa natyrore; mesatarisht 1 në vit.

Megjithëse frekuenca e katastrofave natyrore konsiderohet me e ulët sesa në vendet e Bashkimit Europian, impakti i secilës katastrofë është dy herë më i madh në përqindjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe prek gjithashtu një përqindje më të lartë të popullsisë.

Në raportin e FMN-së evidentohet se temperatura mesatare do të rritet, së bashku me frekuencën e goditjeve nga valë të nxehti. Nga ana tjetër reshjet parashikohet të bien ndërsa frekuenca e rrebesheve do të rritet.

Çfarë duhet të bëjmë?

Në kushtet kur ky risk është evident dhe i përditshëm, një nga gjërat më të domosdosshme, më të shpejta dhe më të mira është që ne të kemi një lloj sigurimi. Dhe Sigurimi nga Fatkeqësitë Natyrore janë të domosdosshme për çdo individi që ka një banesë, biznes, automjet etj.

Sigurimi nuk parandalon katastrofat natyrore të ndodhin por është mekanizmi që të kthen në gjendjen e mëparshme në një kohë shumë e shkurtër dhe pa ju cënuar financiarisht.

Pse duhet të zgjidhni SIGAL UNIQA?

Mbrojtje e përfshirë: Sigurimi nga SIGAL UNIQA ofron një mbulim të gjerë për dëmet e shkaktuara nga tërmetet, përmbytjet, stuhi të forta dhe katastrofat e tjera natyrore.

Parandalim dhe këshilla: Përveç sigurisë, SIGAL UNIQA ofron edhe këshillim për parandalimin e dëmeve, duke ju ndihmuar të reduktoni rreziqet e katastrofave natyrore.

Asistencë në çdo orë të ditës dhe në çdo ditë të javës: Ekipet e ekspertëve të SIGAL UNIQA janë të gatshëm 24/7 për të ofruar ndihmë dhe këshilla gjatë emergjencave të katastrofave natyrore.

Rindërtimi pas dëmeve: Nëse dëmet ndodhin, SIGAL UNIQA do të jetë aty për t’ju ndihmuar në procesin e rindërtimit, duke ju kthyer prapë në kushte të sigurta.

Sigurim i bashkëjetesës: Ju do të keni paqe të mendjes, duke ditur se pronat tuaja të çmuara janë të mbrojtura, edhe në rrethana të papritura.

Mos e lini pronën tuaj në rrezik nga fuqia e natyrës! Bashkohuni me SIGAL UNIQA dhe ruani të dashurit tuaj dhe pasurinë nga katastrofat natyrore.

Për të marrë një ofertë shkruani në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat