14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“2022, i suksesshëm për sigurimet”/ Kreu i AMF: BShS doli nga “statusi...

“2022, i suksesshëm për sigurimet”/ Kreu i AMF: BShS doli nga “statusi i monitorimit”, dëmet pezull u reduktuan, pëmirësim i situatës me Fondin e Kompensimit

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete ishte i pranishëm në pritjen e fundvitit të organizuar nga Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë.

Në fjalën e mbajtur, kreu i AMF u ndal te zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve gjatë vitit 2022, ndërsa parashtroi disa nga prioritetet e institucionit që drejton për vitin në vazhdim.

Mete u shpreh ndër të tjera se, tregu i sigurimeve është shfaqur rezistent përballë ndikimeve të ngjarjeve të njëpasnjëshme, siç ishin tërmeti i vitit 2019, pandemia dhe së fundmi luhatjet e tregjeve financiare ndërkombëtare, të shoqëruara me rritjen e inflacionit dhe pasigurisë ekonomike.

Viti 2022, sipas tij, solli një përmirësim të mëtejshëm të treguesve kryesorë financiarë, reduktim të numrit të dëmeve pezull, daljen e Byrosë Shqiptare të Sigurimit nga monitorimi thuajse 10-vjeçar i Këshillit të Byrove, uljen e ndjeshme të komisioneve të ndërmjetësimit, zgjidhjen e një mase të konsiderueshme të praktikave të dëmeve përmes Raportit Evropian të Aksidenteve, si edhe përmirësimin e mëtejshëm të situatës me Fondin e Kompensimit.

LEXO EDHE: 20 mln euro dëme në 4 vjet/ Këshilli i Byrove: Kompanitë shqiptare të sigurimeve, të afta të përballojnë çdo dëm jashtë vendit

Në tërësi, viti 2022, edhe pse një vit sfidues, për shkak të efekteve të faktorëve të jashtëm, të shoqëruar me rritje të inflacionit dhe pasigurive, tregu i sigurimeve u paraqit i qëndrueshëm në terma të treguesve kryesorë të shëndetit financiar. Treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit dhe totali i aktiveve të tregut të sigurimeve kanë shënuar rritje, ndërsa raporti dëme-prime ka vijuar të përmirësohet”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i AMF.

Numri i dëmeve pezull në 9-mujorin e vitit 2022 është ulur me rreth 24.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Komisionet e ndërmjetësimit janë ulur në një mesatare tregu prej 17.5%, nga mbi 27% që ishin përpara hyrjes në fuqi të rregullores së AMF-së në janar 2022.

Gjithashtu, nga hyrja në fuqi e ligjit të ri më 1 korrik 2021, 87% e aksidenteve të shkaktuara nga mjetet e pasiguruara ose të paidentifikuara janë trajtuar përmes mekanizmit të siguruesit të drejtpërdrejtë, si një nga risitë e ligjit.

LEXO EDHE: Pagesat e drejtpërdrejta te klientët, çelësi i suksesit për SIGAL UNIQA-n

Ndërkohë Raporti Evropian i Aksidenteve është përdorur në rreth 20% të rasteve për dëmet e raportuara në 9 muajt e parë të vitit 2022.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat