Moti i keq me reshje të dendura shiu shkaktoi përmbytje në qytetin e Vlorës.
Si pasojë e situatës ka pasur dëme të konsiderueshme në disa lagje.
Në lagjen Karabash, dyert e banesave janë dëmtuar. Ndërkohë rrugët janë bllokuar nga inertet dhe balta. Kjo ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe banorëve.
Gjithashtu qyteti prej disa orësh ka mbetur pa energji elektrike.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në 3 orë atje u regjistruan rreth 180 mm reshje shiu.
LEXO EDHE: Fatkeqësitë natyrore në rritje/ Top News: Shtëpia, biznesi, makina, mbrojtje e plotë me SIGAL UNIQA