11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet17 mijë të moshuar ende në punë/ Çfarë nevojitet për të pleqëruar...

17 mijë të moshuar ende në punë/ Çfarë nevojitet për të pleqëruar me dinjitet

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në Shqipëri janë rreth 17 mijë të moshuar, që ende çdo ditë dalin të punojnë për të përballuar shpenzimet mujore, të cilat pensioni që kanë nuk i mbulon.

E nëse ndalemi këtu, që një çift pensionistësh të pleqërojë me dinjitet ka nevojë mesatarisht për një vlerë monetare prej 44,500 lekë në muaj, pak me shume se paga minimale ne vend.

Pjesën më të madhe të të cilave e merr zëri i ushqimeve, pasuar nga kujdesi shëndetësor, energji elektrike e deri tek komunikimi e argëtimi.

Një pensionist në zonat urbane merr 17,350 lekë, ndërsa në zonat rurale deri në 10,349 lekë. Ose thënë ndryshe 2.5 herë më pak se çfarë ata kanë nevojë.

Çfarë thonë vetë pensionistët?

“Unë e përballoj se punoj akoma por ata që s’’punojnë dot se përballojnë dot jetesën. Qeveria të vër dorën ne zemër se jemi më të diskriminuar.”

“Punoj akoma. Më ndihmon të përballoj shpenzimet. Kur jam në gjendje pse mos të punojë.”

“Ka shumë që jetojnë vetëm e janë pa punë se fëmijët janë me fëmijët e vet dhe si ndihmojnë dot prindërit. Shumë dobët ndihmat nga shtetit.”

“Këtu Shqipëria është në këto nivele ku pensionisti nuk vlerësohet.”

ÇFARË NA NEVOJITET PËR NJË PENSION MË ME DINJITET

Largimi masiv i të rinjve dhe plakja e shpejtë e popullsisë ka shtyrë qeverinë të mendojë dhe të analizojë një zgjedhje alternative për sa i përket pensionit për moshat e treta.

Sistemi tre-kolonësh, nevojë e kohës dhe zgjidhje e problemit të pensioneve

Nëse 8 vite më parë një në çdo tetë shqiptarë në Shqipëri ishte mbi 65 vjeç, tani jemi një në çdo pesë qytetarë! Çdo vit skemës së pensioneve shtetërore i shtohen edhe 15-16 mijë pensionistë.

Për trevjeçarin 2023 -2025, skemës shtetërore të pensioneve do të shtohet edhe me rreth 45 mijë pensionistë të rinj. Mesatarisht me rreth 15 mijë në vit. Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave, kosto financiare mbi shtetin e pensionistëve e rinj do të jetë rreth 27 miliardë lekë, ose rreth 228 milionë euro për 2023-2025, ose rreth 78 milionë euro në vit.

Ndaj, jo vetëm që ka ardhur koha, por me zhvillimet ekonomike e demografike, është domosdoshmëri urgjente, një sistem pensionesh shumëkolonëshe.

Kjo i jep mundësinë qytetarëve shqiptarë që të kenë edhe një alternativë tjetër përveç pensionit shtetëror, alternativën e pensionit privat, më i favorshëm dhe me përfitime më të larta.

Kolona e Dytë është sigurimi i pensionit nga punësimi me financim kapital ku çdo i siguriar në skemën e sigurimit të detyrueshëm shtetëror (Kolona e Parë) paguan një pjesë të kontributeve individuale në një fond privat pensionesh.

Në këtë mënyrë, me plotësimin e kushteve për përfitim pensioni, individi do të ketë dy burime të ardhurash: një pension nga skema e sigurimit të detyrueshëm shtetëror dhe një pension nga pensioni privat.

Ligji i ri dhe përfitimet tatimore

Në fillim të muajit Nëntor, hyri në fuqi ligji i ri nr. 76/2023 për “Fondet e Pensionit Privat”.

Një risi interesante e këtij ligji është se janë parashikuar lehtësira fiskale për anëtarët e fondeve të pensionit privat, ku kufiri maksimal mujor, për lehtësitë tatimore, është deri në nivelin e pagës minimale, të miratuar në shkallë vendi.

Shembull investimi në “SIGAL Pension“:

“SIGAL Pension”, lider në treg

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikon të dhënat mbi tregun e pensioneve private në Shqipëri për periudhën janar-shtator 2023.

Sipas AMF, në tregun e pensioneve private ushtruan aktivitetin e tyre pesë fonde pensioni, të cilat së bashku kanë një total asetesh neto prej 6,483.23 milionë lekë (60.80 milionë euro).

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve në fund të 9-mujorit 2023 rezulton në 38,001 anëtarë.

Sa i përket 5 fondeve të pensioneve, “SIGAL Pension” vijon të jetë lidere në treg sa i përket aseteve.

Pse “SIGAL Pension” vijon të jetë më i preferuari për individë dhe biznese?

Përfitimet e individit

• Larmishmëri planesh pensioni: individuale, profesionale, të kombinuara;
• Kontributet janë të zbritshme nga paga bruto për efekt llogaritje tatimi;
• Në rast të humbjes së jetës fondi i pensionit është i trashëgueshëm (në ndryshim nga skema shtetërore të cilën nuk e përfiton njeri);
• Mundësi kthimi të investimit të akumuluar në pagesa në formë pensioni duke fituar sërish interes dhe fleksibilitet të lartë në mënyrat e tërheqjes së shumës së akumuluar për pension;
• Aktualisht skema shtetërore (e vetmja që siguron një pension) zëvendëson mesatarisht vetëm 35% të të ardhurave tuaja në formë pensioni (do keni një pension sa 35% e pagës suaj mesatare). Ndërkohë që kjo shkallë zëvendësimi duhet të jetë jo më pak se 75%.

Përfitimet e biznesit

• Pjesë e politikave të burimeve njerëzore, duke e diferencuar biznesin nga bizneset e tjera konkurrente;
• Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij, vlerësohen si shpenzim operativ deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës, të barabartë me 480,000 lekë dhe kjo shumë vlerësohet si shpenzim i zbritshëm, për qëllime të tatimit mbi fitimin të punëdhënësit;
• Ulje e largimit të punonjësve;
• Punonjës më të motivuar dhe produktivë

Çfarë prisni akoma? Komunikoni me këshilltarët e SIGAL Pension për të mësuar më shumë mbi mundësitë tuaja më të mira të investimit. 

Tel: +35544511666

E-mail: [email protected]

Web: www.fondisigal.com.al

LEXO EDHE: Vetëm 1 në 35 mijë ka një pension privat/ Ponari: Do të duhej të kishim 20-30% të të punësuarve kontribuues

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat