14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet13 aksidente me 28 humbje jetësh në Kolsh/ Pjerrësi dhe kthesa të...

13 aksidente me 28 humbje jetësh në Kolsh/ Pjerrësi dhe kthesa të forta, drejtuesit e kamionëve apel për më shumë kujdes

13 aksidente me 28 humbje jetësh, janë statistikat fatale të segmentit rrugor Fushë Dukagjin-Kolsh, pjesë e “Rrugës së Kombit”.

Shumica e aksidenteve kanë ndodhur nga mjetet e tonazhit të rëndë.

LEXO EDHEAksident në “Rrugën e Kombit”/ Përmbyset kamioni, ndërron jetë shoferi

Për drejtuesit e kamionëve ky segment ka pjerrësi dhe kthesa të forta, ndërsa apelojnë për kujdes të shtuar veçanërisht nga drejtuesit e rinj të mjeteve dhe nga ata që e bëjnë për herë të parë këtë segment rrugor.

Në 13 vitet e fundit, në këtë vend kanë humbur jetën 28 persona në 13 aksidente ku janë përfshirë kryesisht mjete të tonazhit të rëndë.

Ky numër i lartë aksidentesh me pasoja fatale për jetët njerëzorë e ka kthyer këtë segment në një prej pikave më të rrezikshme rrugore në vend.

E ndërsa rrezikshmëria e rrugës paralajmërohet me sinjalistikë dhe kufizim shpejtësie, shoferët e kamionëve apelojnë për më shumë vëmendje dhe kujdes veçanërisht nga drejtuesit e rinj të mjeteve dhe atyre që e bëjnë për here të parë këtë segment rrugor.

LEXO EDHERriten aksidentet gjatë shkurtit/ 88 aksidente rrugore, 123 persona të aksidentuar

“Rruga e Kombit” nisi të ndërtohej në vitin 2007. Gjatësia e saj llogaritet në 170 km.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat