14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet11-mujori 2021/ Sigurimi i jetës së debitorit, kontrata rritje me 21%. SIGAL...

11-mujori 2021/ Sigurimi i jetës së debitorit, kontrata rritje me 21%. SIGAL LIFE në krye

Numri i kontratave të sigurimit të jetës së huamarrësve u rrit ndjeshëm vitin e kaluar.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për 11 mujorin 2021, kompanitë e sigurimit të jetës lidhën më shumë se 66 mijë kontrata të sigurimit të jetës së debitorit.

Lexo edhe: Raporti i AMF për 2021/ SIGAL UNIQA, lidere në tregun e sigurimeve

Numri i kontratave të sigurimit për këtë produkt është rritur me pothuajse 21% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Produkti i “Jeta e debitorit” është i lidhur pothuajse tërësisht me ecurinë e kredisë bankare. Bankat kërkojnë sigurim jete për kontratat e kredisë bankare afatgjata dhe në shuma të mëdha. Sigurimi i jetës rinovohet çdo vit, për të gjithë kohëzgjatjen e kredisë.

Si lidere në tregun e Sigurimeve të Jetës, edhe në produktin “Jeta e Debitorit”, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria dominon edhe sa i përket dëmeve të paguara.

Dëmet e paguara në Sigurimin Jeta e Debitorit

Dëmet e paguara sipas Shoqërive të Jetës

Lexo edhe: Rritet tregu i Sigurimeve të Jetës, SIGAL LIFE lidere absolute

Numri i kontratave të sigurimit të jetës jep edhe një ide të përafërt për numrin e kontratave të kredisë hipotekare të lidhura nga sektori bankar.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, portofoli i kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme nga individët në fund të nëntorit 2021 arriti në 144 miliardë lekë ose gati 1.2 miliardë euro.

Në një vit, ky portofol është rritur me 14%, shkruan revista “Monitor”.

Për 11 muajt e vitit 2021, primet e shkruara bruto nga kontratat e sigurimit të jetës së debitorit arritën në 880 milionë lekë ose 7.2 milionë euro. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, primet e shkruara bruto janë rritur me 29.5%.

Për 11 muajit e vitit të kaluar, tregu i sigurimit të jetës arriti një volum të primeve të shkruara bruto prej 1.24 miliardë lekësh, në rritje me 24% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat