15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet10 projektet madhore që do të financohen në 2022/ Nga Bypassi i...

10 projektet madhore që do të financohen në 2022/ Nga Bypassi i Shkodrës tek Elbasan-Qafë Thanë

Një pjesë e mirë e shpenzimeve publike të vitit të ardhshëm do të përqendrohen në infrastrukturën rrugore.

Në listën e projekteve që do të financohen janë jo vetëm kontrata e koncesionit por edhe disa akse rrugore të reja

Për tre vitet e ardhshme, kontratat koncesionare që do të mbështeten me fonde nga buxheti i shtetit  janë:

– Kontrata e koncesionit për “Ndërtimin e Rrugës së Arbrit”;

-Kontrata e koncesionit për “Ndërtimin e Rrugës Milot – Morinë”;

-Kontrata  e  koncesionit  për  “Ndërtimin  e  Rrugës  Orikum  –  Dukat,  By  Pass  –  Porti  i Jahteve”;

-Kontrata e koncesionit për “Ndërtimin e Rrugës Milot – Balldre”;

Projektet kryesore për periudhën afatmesme janë sa vijon:

-Përfundimi i punimeve në rrugën Kardhiq – Delvinë

-Ndërtim Tuneli i Llogarasë;

-Ndërtimi i segmentit rrugor Palasë – Dhërmi;

-Segmenti i Unazës së Jashtme të Tiranës;

-Ndërtim By Pass perëndimor Shkodër;

-Zgjerim i segmentit dalje Elbasan – Përrenjas – Qafë Thanë;

– Rritja e sigurisë rrugore në të gjitha akset kombëtare ku synohet ulja e numrit të aksidenteve me  pasojë humbje jetë njerëzish dhe numri i pikave të zeza me 25%, sipas Strategjisë Kombëtare të Transportit.

– 3483 km rrugë të mirëmbajtura sipas standardeve në vitin 2024 në të gjithë territorin.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat