2.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet1 Shkurti, Dita e Sigurimit të Makinave

1 Shkurti, Dita e Sigurimit të Makinave

Dita e Sigurimit të Makinave mbahet çdo 1 Shkurt.

Kjo ditë na rikujton që të sigurohemi që polica jonë e sigurimit të rishiheet dhe të përditësohet, pavarësisht nëse makina jonë është marka më e njohur apo modeli më i fundit.

Kjo ditë na nxit të kthehemi pas në kohë dhe të vlerësojmë pjesën më të madhe të parave të kursyera për të blerë makinën dhe sa shpejt mund ta humbasim atë.

HISTORIKU I DITËS TË SIGURIMIT TË MAKINAVE

Gilbert J. Loomis hyri në histori si personi i parë që bleu një policë sigurimi për përgjegjësinë e automjetit.

Por sigurimi i makinave ka ekzistuar që në 1886, kur u shpik edhe makina e parë nga Karl Benz.

Në 1897, historia u shkrua falë mekanikut Gilbert J. Loomis nga Westfield, Massachusetts, i cili mori policën e parë të sigurimit të automobilave më 20 tetor 1897, për automjetin me një cilindër që ai ndërtoi.

Kjo lëvizje u çimentua si ideja gjeniale që revolucionarizoi drejtimin duke përfshirë praktikate e sigurimit, trajnimit dhe licensimit.

Kjo policë kushtoi 1000 dollarë dhe u ble nga “Travelers”, në Dayton, Ohio.

“Travelers” u themelua në vitin 1864 në Hartford. Kompania ofronte mbrojtje nëse makina dëmtohej, apo dëmtonte dikë.

Nga shekulli i 19-të, një rritje e madhe ishte dëshmuar në industrinë e sigurimeve të makinave me Masaçusets që udhëhiqte lëvizjen duke u bërë shteti i parë që urdhëroi sigurimin e detyrueshëm për makinat në 1927 duke kërkuar blerjen e sigurimit të përgjegjësisë.

Sigurimet në Shqipëri

Edhe pse një industri që luan një rol shumë të rëndësishëm në ekonominë dhe zhvillimin e tregut jo-financiar të një vendi, sigurimet në Shqipëri kanë filluar mjaft vonë krahasuar me vendet e tjera.

Doktrina shqiptare flet për ekzistencën e sigurimeve duke filluar nga periudha përpara Luftës së Dytë Botërore, atëhere kur në vitet 1930-1940 shoqëri të huaja sigurimi, kryesisht italiane, ndihmuan në krijimin e një tradite të mirë e mjaft të nevojshme për tregun e sigurimeve në Shqipëri.

Pas Luftës së Dytë Botërore, me vendosjen e rregjimit komunist qeveria shtetëzoi industrinë, bankat dhe të gjithë kapitalin tregetar në vend. Kjo ndikoi automatikisht edhe në të gjithë sistemin e sigurimeve duke reflektuar në këtë mënyrë politikat e qeverisë komuniste në strukturimin dhe ndërtimin e tij.

Gjatë kësaj periudhe në Shqipëri ekzistonte vetëm Instituti Shtetëror i Arkave të Kursimit dhe Sigurimeve, një institut i cili merrej me mbledhjen e kursimeve të qytetarëve, e atyre pak kursimeve që ata kishin, dhe sigurimin e kooperativave dhe ndërmarrjeve të eksport-importit.

Me krijimin e parlamentit të parë pluralist, në 31 korrik 1991 u miratuan edhe dy ligjet e para për krijimin e dy institucioneve financiare: Banka e Kursimeve dhe Instituti i Sigurimeve, duke ndarë në këtë mënyrë Institutin Shtetëror të Arkave të Kursimit dhe Sigurimeve.

Kompania e parë e sigurimeve private në Shqipëri

Në vitin 1996, me liberalizimin e tregut, u krijuan kushtet për themelimin e kompanive private të sigurimit.

Në filim të vitit 1999, ishin tre kompani të cilat operonin në tregun shqiptar të sigurimeve, mes tyre edhe SIGAL, e themeluar më 22 shkurt. Ndërsa sot në tregun shqiptar të sigurimeve operojnë 12 kompani, nga të cilat 8 janë kompani sigurimi jo-jete dhe 4 janë kompani sigurimi jete.

Sigurimet Motorike në Shqipëri

Të detyrueshme

“TPL”

Në kuadër të ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” çdo automjet që qarkullon brenda territorit të Republikës së Shqipërisë duhet të jetë i pajisur me policën TPL (Sigurimi i Detyrueshëm i Mbajtësit të Mjetit Motorik për Përgjegjësinë Civile ndaj Palëve të Treta).

Çfarë mbulon?

Ky sigurim përfshin mbulimin e shpenzimeve si pasojë e dëmeve materiale, shëndetësore dhe pasurore të shkaktuara ndaj palëve të treta, për shkak të qarkullimit të mjetit motorik të siguruar.

“Karton Jeshil”

Siguracioni “Karton Jeshil” është sigurimi i detyrueshëm për të gjithë automjetet e regjistruara në Republikën e Shqipërisë që udhëtojnë jashtë Shqipërisë.

Çfarë mbulon?

“Kartoni Jeshil” mbulon përgjegjësinë civile të mbajtësit të mjetit motorik, ndaj dëmeve që u shkakton palëve të treta, në përputhje me parashikimin e Ligjit të një prej shteteve anëtare të Këshillit të Byrove, ku ka ndodhur rasti në sigurim.

“Polica Kufitare”

Sigurimi Kufitar i mjetit motorik ose “Polica Kufitare” është një sigurim i detyrueshëm dhe i ofrohet mbajtësit të mjetit motorik me targa të huaja, që qarkullon brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Kohëzgjatja e “Policës Kufitare” mund të jetë 15 ditore, 1 mujore, 45 ditore, 6 mujore, ose 1 vjeçare.

Çfarë mbulon?

  • Dëmet materiale

Përfshihen të gjitha dëmet që shkakton mjeti shkaktar, si dëmet e mjeteve motorike, dyqane, shtëpi, pemë, kafshë, etj., me përjashtim të dëmit që pëson mjeti përgjegjës për ngjarjen.

  • Dëmet shëndetësore

Përfshihen të gjitha dëmtimet që u shkaktohen personave të ndryshëm, përfshirë edhe pasagjerët, me përjashtim të dëmit që pëson drejtuesi i mjetit përgjegjës për ngjarjen.

Sigurimet vullnetare të makinës

KASKO

Kasko është sigurimi vullnetar i mjetit motorik për dëmet e shkaktuara vetë mjetit motorik nga rreziqet e parashikuara në kontratë dhe të përzgjedhura nga vete klienti.

Çfarë mbulon?

  • Dëmtime Aksidentale
  • Thyerja e xhamave
  • Zjarr, Rrufe, Eksplozion
  • Katastrofat natyrore
  • Vjedhja e pjesshme ose e plotë
  • Dëmtim në parkim nga një mjet tjetër
  • Dëmtim nga aktet keqdashëse

Jashtë territorit të Shqipërisë:

Duke shtuar 20% të vlerës së siguracionit, të gjitha mbulimet e zgjedhura më sipër do të jenë të vlefshme si brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.

MiniKasko

 MiniKasko është sigurimi i vetë mjetit motorik nga përplasja mjet me mjet.

 Çfarë mbulon?

Minikasko është sigurimi i vetë automjetit në lëvizje, për dëmtimet aksidentale nga përplasja e tij me një automjet tjetër në lëvizje, vërtetuar me raport të policisë.

Zona e Mbulimit: Brenda territorit të Republikës së Shqiperisë.

Kohëzgjatja e sigurimit: 1 vit dhe vetëm për një ngjarje të ndodhur gjatë kësaj periudhe.

AutoSOS

“AutoSOS” është shërbimi asistencës rrugore që gjendet pranë jush në rast të pamundësie së mjetit për të lëvizur, qoftë për arsye të defekteve të mjetit apo në rast aksidenti.

Ky shërbim ofrohet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut vetëm nga Grupi “SIGAL UNIQA”.

– Shërbim i dedikuar 24/7 nga një skuadër profesionistësh për zgjidhjen e problemit tuaj, nëpermjet riparimit në vënd, shërbimit karroatrec si dhe shërbime të tjera për vijimin e udhetimit ose akomodimin e drejtureist të mjetit.

– Në rastin e parë që ju do të keni nevojë për shërbimin e AutoSOS, ju telefononi qendrën Call-Center SIGAL UNIQA, e cila do t’ju asistojë përgjatë gjithë procesit të asistencës rrugore.

– Qendra Call-Center SIGAL UNIQA është e gatshme në çdo orë të ditës dhe të natës për të bërë të mundur asistimin tuaj deri në zgjidhjen e problemit.

– Shërbimi i asistencës rrugore nga SIGAL AutoSOS ofrohet brënda Shqiperisë, në rajon si dhe në të gjitha vëndet e Europës.

LEXO EDHE: Risi, inovacion dhe mbi 960 milionë Lekë dëme të paguara/ Makina vijon ti besohet SIGAL UNIQA-s

Produktet më të mira në treg, dëmshpërblimi në kohë dhe shërbimi profesional ndaj klientëve, duke mundësuar edhe blerjen online të sigurimit të automjetit, kanë bërë që edhe sot, pas 25 vitesh në treg, SIGAL UNIQA të jetë kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve, jo vetëm për pronën, shëndetin por edhe për automjetin.

LEXO EDHE: “Më e madhja dhe më e besuara”/ Top News: SIGAL UNIQA, lidere e tregut të sigurimeve për vitin 2023

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat