8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet1 miliard euro erdhën nga emigrantët / Rekord në Europë, një e...

1 miliard euro erdhën nga emigrantët / Rekord në Europë, një e pesta vjen nga Italia

Shqipëria ka marrë 1 miliard euro transferta personave nga vendet e Bashkimit Europian në vitin 2021.

Sipas Eurostat, shuma më e madhe në Europë në raport me madhësinë përkatëse të vendit.

Kjo shumë arrin 6.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në Shqipëri.

Të dhënat më të mëparshme të Eurostat treguan se Italia është burimi kryesor i dërgesave të emigrantëve drejt Shqipërisë.

Sipas të dhënave, transfertat personale nga Italia kishin vlerën e 279 milionë eurove, ose rreth 24.5% e totalit.

Britania e Madhe ndërkohë ka konsoliduar prej vitesh vendin e dytë për nga vlera e transfertave drejt Shqipërisë.

Në vendin e tretë dhe me rritje të ndjeshme paraqitet Gjermania.

Transfertat nga Gjermania kanë shënuar një rritje të lartë, me 20.4% më shumë krahasuar me vitin 2020, ndërsa krahasuar me vitin 2017 ato janë rritur me 71%, teksa ky vend vitet e fundit është bërë një nga destinacionet më të preferuara të emigrantëve.

Partneri i katërt për nga vlera e remitancave të dërguara është Greqia, me një vlerë prej 172.3 milionë eurosh, ose rreth 15.1% e totalit të vitit 2021.

Megjithëse pesha e Greqisë në strukturën e emigracionit të ri shqiptar vlerësohet të jetë më e ulët, sidomos në periudhën e postkrizës ekonomike greke, edhe transfertat nga Greqia kanë shënuar rritje, me 2% më shumë krahasuar me vitin 2020.

LEXO EDHE“Çdo gjë e sigurt dhe transparente”/ Investimi në Fondin SIGAL, Ponari: 11 mijë anëtarët tanë, aksionerë të aseteve që ne administrojmë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat