17.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet1.7 mln udhëtuan jashtë në 3 muajt e parë të 2024, sa...

1.7 mln udhëtuan jashtë në 3 muajt e parë të 2024, sa shpenzojnë për pushime shqiptarët?

Çdo shqiptar që i kaloi pushimet jashtë vendit në fillim të vitit shpenzoi mesatarisht 297 euro.

Krahasuar me turistët e huaj që vizitojnë vendin, pushuesit shqiptarë shpenzojnë gati gjysmën.

Shqiptarët shpenzojnë me pushime. Në përllogaritjen e Bankës së Shqipërisë janë vetëm kostot e transportit”, thotë për A2CNN Fjorida Zani, operatore turistike.

Po ku shkojnë shqiptarët që shpenzojnë kaq pak para?

Preferohet shumë Italia, me Caprin dhe Spanja me Barcelonën. Mbesin gjithashtu të synuara edhe destinacionet tradicionale si Turqia.

Duke shfrytëzuar biletat e lira nga linjat ajrore “low cost”, shqiptarët zgjedhin kryesisht dy mënyra për të kaluar pushimet.

Të rinjtë preferojnë kryesisht të ikin individualisht, kurse të rriturit dhe të moshuarit me grupe ose ture.

Në tre muajt e parë të vitit rreth 1.7 milionë shqiptarë udhëtuan jashtë, pjesa më e madhe e tyre më shumë se sa një herë.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se ata shpenzuan 521 milionë euro nga 435 milionë një vit më parë.

LEXO EDHE: Automjet + Shëndet, shqiptarët ia besojnë SIGAL UNIQA-s udhëtimet jashtë Shqipërisë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat