Emisionet investigative si edhe dëshmitë e qytetarëve shpesh na sjellin në vëmendje një ndodhi të përsëritur: Familje dhe familjarë të lënduar, në Spitalin e Traumës apo pranë IML-së (morgut), “peshkohen” nga zyra avokatie të specializuara për çështje të siguracioneve.
Taktika është e thjeshtë: në fillim nis me propagandën që kompanitë e sigurimit nuk paguajnë dhe se do të jenë avokatët që do t’i detyrojnë kompanitë që të paguajnë.
Hapi i dytë është kërkesa e një prokure të posaçme përfaqësimore. Nëpërmjet prokurës bllokohet pasuria, shtëpia, biznesi apo çfarëdolloj aseti tjetër që familja mund të ketë dhe këtu fillon kalvari që mund të zgjasë nga 2 deri në 5 vjet.
Hapi i tretë është se, për shkak të gjendjes së vështirë ku mund të ndodhen klientët, zyrat mund të ofrojnë pagesa të vogla e të shpejta, 25-33-50% të asaj që klienti do ta fitonte pa nevojën e një avokati dhe kështu çlirojnë asetet e bllokuara përmes prokurës së parë.
Mandej zyra ndjek procesin për të synuar 100%-shin që me vetëm fare pak durim, i dëmtuari do ta fitonte në mënyrë direkte. Diferenca, 100%-25%, është fitimi i zyrave.
Në më të shumtën e rasteve, sikur qytetari të drejtohej vetë në zyrat e Kompanisë së Sigurimit, të përgatiste dokumentacionin (1-2 ditë punë) e dëmit, 14 ditë pune pas dorëzimit të dokumentacionit do të përfitonte 100% të shumës që i njeh ligji dhe kontrata e sigurimit. Kompanitë e sigurimeve nuk u shpëtojnë dot kontratave. Me një kontratë në dorë i dëmtuari përfiton pagesat sipas legjislacionit.
Përse duhej pranuar oferta e zyrës përfaqësimore, përkundër një procesi që për 14-40 ditë mund të të garantojë 100% të vlerës që u takon ligjërisht?
Apeli i SIGURIME.ONLINE për QYTETARËT ËSHTË KY:
Shkoni në kompanitë e sigurimeve. Shkoni direkt. Shmangni zyrat avokatore. Për përfitimin tuaj.
Propaganda që kompanitë nuk paguajnë ushqen fiktivisht sektorë të tjerë.
Vetëm në vitin 2025 tregu i sigurimeve pagoi 86 milionë euro, 26.02% të kësaj shume, si paguesja kryesore e dëmeve në Shqipëri, e pagoi vetëm SIGAL INSURANCE GROUP.
Industria e sigurimeve në vitin 2025 pagoi 2.27 herë më shumë nga sa vëllimi që paguhej vetëm 1 dekadë më parë. Përherë e më tepër kjo industri po paguan dëmet e qytetarëve, kompani si SIGAL, për hir të garancive ndërkombëtare për të patur stabilitet, garanci paguese dhe për të patur mbulime sa më të larta dhe të sigurta, paguajnë edhe 15 milionë euro në vit për liderat botërorë të risigurimit.
Ndaj thirrja është e thjeshtë:
SHKO DIREKT TE KOMPANIA. 99% DO TË GJESH ZGJIDHJEN ATY.
Nëse ato nuk zgjidhin, FALAS, i drejtohesh BYROSË SË ANKESAVE. 99.9% DO TË GJESH ZGJIDHJE.
Nëse as Byroja e Ankesave nuk zgjidh, vetëm atëherë shpenzo për avokat dhe drejtohu Gjykatës.