5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZonat më të rrezikuara nga tërmetet në Shqipëri/ Ende pyesni 'më duhet...

Zonat më të rrezikuara nga tërmetet në Shqipëri/ Ende pyesni ‘më duhet apo jo Sigurimi i Shtëpisë?!’

I ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, sizmologu Edmond Dushi ndër të tjera ka treguar se cilat janë zonat të cilat kanë aktivitet më të lartë sizmik, nisur kjo edhe nga harta e re sizmike që ai ka propozuar.

Sipas tij, pjesa perëndimore është më e rrezikuar, ku mund të ndodhin tërmetet sepse janë në kontaktin nëpërmjet pllakave tektonike.

Edmond Dushi:Harta e rrezikut sizmik përfaqëson impaktin e tërmeteve dhe jo dukurinë, pra shpërndarjen e dukurisë, a ndodh a nuk ndodh tërmet në një zonë të caktuar. Pa dyshim që në zonat ku ndodhin tërmetet, ne kemi theksuar gjithmonë, kryesisht janë zona të pjesës perëndimore dhe jo pa qëllim sepse ato janë në kontaktin nëpërmjet pllakave tektonike, pra pjesa jonike dhe adriatike e vendit, ku shtrihen qytetet më kryesore dhe më të rëndësishme të vendit.

Tërmeti citohet si dukuria më e rrezikshme natyrore, jo për shkak të nivelit të dëmeve që mund të shkaktojë, por për natyrën që ka si ngjarje, pasi deri më sot, njerëzimi nuk ka arritur të sinjalizojë apo parashikojë kohën e ndodhjes së tij, vendin apo forcën.

Ky nivel kaq i lartë ambiguiteti e drejton vëmendjen e njerëzve jo te masat parandaluese, apo paralajmëruese (sepse janë të pamundura edhe shkencërisht), por në krijimin e mjeteve dhe mekanizmave që minimizojnë pasojat e tërmetit.

Sipas Hartës sizmike të publikuar nga Komisioni Sizmologjik Europian (ESC), renditja e vendeve sipas frekuencës dhe amplitudës së nivelit sizmik është: Turqi, Greqi, Shqipëri, Itali dhe Rumani, të cilat ndiqen nga vendet e tjera të Ballkanit.

Në terma praktikë do të thotë që ne jemi në një zonë me aktivitet jo vetëm të theksuar sizmik, por edhe të përhershëm (“të përjetshëm”). Për ta kuantifikuar në formate statistikorë; për çdo vit mund të shfaqen afërsisht 80 mijë tërmete tektonikë, nga të cilat, afro 10 janë shumë të fuqishëm ose ndryshe në çdo afërsisht 20 vite, mund të pritet të bjerë një tërmet i fuqishëm.

Kjo do të thotë që pavarësisht moshës që kemi, cilido shtetas në Republikën e Shqipërisë do të përjetojë të paktën njëherë në jetën e tij një tërmet.

Sigurimi i Shtëpisë nga Tërmeti

Sigurimi i shtëpisë (dhe çdo prone tjetër) nga tërmeti është një kontratë ligjore me palë; një kompani sigurimi, e cila merr përsipër dëmshpërblimin e palës tjetër që quhet pala e siguruar dhe/ose përfituesi/t në masën e shumës së siguruar, e cila mund të jetë e formës rikthim i objektit të siguruar (shtëpisë/godinës) në gjendjen para ndodhjes së tërmetit, ose në formë monetare, sipas nivelit të vlerësimit të dëmit nga ekspertët e licencuar, në kushtet kur pala e siguruar ka paguar primin e sigurimit, që është çmimi që kjo e fundit duhet të paguajë si kusht paraprak për marrjen e këtij sigurimi.

Përse t’u shtojmë financave tona këtë shpenzim, ndërkohë që kemi shtetin që duhet të na përgjigjet? Sepse nuk është shpenzim, por investim!

Duke pasur sigurimin nga tërmeti:

Jemi të qetë psikologjikisht, pasi edhe nëse shteti do të jetë ose jo i përgatitur me financat e tij për t’iu përgjigjur kërkesës për rindërtim të shtëpisë së dëmtuar, ne jemi të sigurt që punimet për ndërtimin e shtëpisë fillojnë menjëherë me fondet e kompanisë së sigurimit.

Procedura operacionale është e thjeshtë me kompaninë e sigurimit; me paraqitjen e dokumenteve të cituara në policën e sigurimit fillon procesi i dëmshpërblimit.

Procedura me shtetin është e komplikuar dhe burokrate, sepse i duhet më shumë kohë dhe kapacitete njerëzore në proces; grupet e inspektimit, verifikimit, vlerësimit, përpunimit, aprovimit të kërkesës e më pas të hapjes së fondeve në buxhet, procedurave të tenderimit apo dokumentacioneve për pagesa.

Sigurimi nga tërmeti është kontratë ligjore, e cila ka fuqinë për të vendosur pretendimet e palëve në lidhje me respektimin e kushteve dhe termave të saj për gjykim nga palë të treta, si Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe/ose sistemi gjyqësor.

Kjo e bën këtë kontratë më favorizuese për qytetarin, pasi në rast konflikti apo mosmarrëveshjeje me kompaninë e sigurimit ka në anën e “avokatit” të tij Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare e më pas, sistemin gjyqësor.

Statistikat që disponohen, edhe pse me marzh të lartë gabimi për sa kohë u referohemi burimeve zyrtare të Censit të vitit 2011 për numrin total të banesave në Republikën e Shqipërisë, raportojnë rreth 1,075,881 banesa/godina. Nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare raportohen në shkallë vendi, për vitin 2022, rreth 54.054 polica sigurimi, duke treguar që vetëm afërsisht 5% e banesave kanë një sigurim prone.

Për një vend si Shqipëria, me ndjeshmëri të lartë të vizualizimit të dëmeve dhe pasojave që një tërmet mund të shkaktojë, sikundër ishin ato që përjetuam në nëntor 2019, këto statistika mbeten të vështira për t’u shpjeguar.

Çmimi i sigurimit?

Në Shqipëri, çmimi i sigurimit të pronës është në nivelet rreth 1 euro/m², duke mos përmendur ofertat e limituara në kohë që disa kompani kanë bërë, duke ofruar çmime fikse primi sigurimi, pavarësisht natyrës dhe sipërfaqes së pronës.

Kjo, në terma praktikë, do të thotë që, për një shtëpi me sipërfaqe 100 m², me vlerë mesatarisht 100.000 euro (11.300.000 lekë), primi që duhet të paguajë në vit do të ishte 100 m² x 1 €/m² = 100 €, e cila e shpërndarë si kosto mujore do ishte 100 € /12 muaj = 8.3 € ose rreth 30 lekë/ditë.

Me pak fjalë, “kursejmë” sa bakshishi që i lëmë një kamerieri duke rrezikuar rrënimin e pasurisë sonë e bashkë me të edhe të financave tona?!…

Mos luani me rrezikun! Siguroni Pronat tuaja…

LEXO EDHE: Rreziku nga tërmetet, rriten shitjet e Sigurimit të Pronës në Stamboll. Po në Shqipëri?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat