Të paktën 6 persona humbën jetën, mes të cilëve dhe një fëmijë, si pasojë e një zjarri që përfshiu një bujtinë në rrethinat e Bukureshtit.
Sipas të dhënave paraprake, nga zjarri në bujtinë mbetën shumë persona të tjerë të lënduar, ndërkohë që nuk dihet fati i dy të tjerëve, që mendohet gjithashtu se kanë humbur jetën.
Autoritetet lokale në Tohani, informojnë se bujtina ishte e vendosur në rajonin e Prahovës dhe kishte një strukturë druri, e cila mendohet të ketë ndihmuar në përhapjen me shpejtësi të zjarrit.
Megjithatë, ata nxituan të fajësonin dhe drejtuesit e bujtinës, të cilët nuk kishte zbatuar si duhet protokollet në rast zjarrit.
Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, teksa ka nisur një hetim.
LEXO EDHE: Mos luani me zjarrin/ I moshuari në Tiranë harron gjellën në sobë, rrezikoi djegien e pallatit