-1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarri në Shkodër, më i madh i 20 viteve të fundit, 80...

Zjarri në Shkodër, më i madh i 20 viteve të fundit, 80 tregtarët kërkojnë ndihmën e shtetit/ Të humbasësh investimin e jetës për një shpenzim prej 1 euro për m² në vit!

Zjarri që ra pasditen e 14 qershorit 2024 në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër, është konsideruar si më i madhi në 20 vite.

Këtë e bëri me dije, shefi i repartit të zjarrfikësve Shkodër Bashkim Ramaj, i cili tha se në ndihmë për shuarjen e zjarrit kanë ardhur në ndihmë edhe forcat zjarrfikëse të Ulqinit dhe të Tivarit.

Problematik sipas tij, mbeten edhe parkimet e gabuara të makinave në rrugë, të cilat pengojnë mjetet zjarrëfikëse që të ndërhyjnë më shpejtë për të shuar zjarrin.

Nga ana tjetër, tregtarët kërkojnë ndihmën e shtetit për të rikthyer tregun dhe ti ndihmojë për të dalë nga kjo situatë.

“Kemi 22 vite që tregtojmë këtu”, tha një tregtre.

“Na është djegur i gjithë malli që kishim aty, çdo gjë është shkrumbuar”, shprehet një tjetër.

“Shteti të na ndihmojë. Të gjitha taksat i kemi paguar, kemi hedhur miliona këtu. Shyqyr që kemi shpëtuar vet, por shteti të mendoj sepse e kemi bukën e gojës. Një ditë pa punë, një ditë pa bukë. Jemi nga shtresë e lodhur, e kemi me djers dhe me gjak. Vini dorën në zemër për këto familje që janë në hall sot. Jam e shokuar”.

Të humbasësh pasurinë e një jete për një shpenzim prej 1 euro për m² në vit?!

Keni investuar gjithë jetën për të ngritur një biznes apo për të blerë një shtëpi dhe të gjitha këto duhen mbrojtur. Mungesa e një plani mbrojtjeje të shkatërrojë pasurinë tuaj.

Askush nuk mund t’i ndalojë fatkeqësitë, por ajo që mund të parandaloni ju, janë kostot financiare për pronën tuaj, nëse ato dëmtojnë biznesin apo banesën tuaj.

Në një kohë kur edhe stina e nxehtë e verës sapo ka trokitur dhe rreziku për zjarr rritet, nevoja për të siguruar pasurinë bëhet gjithnjë dhe më jetik.

Për më tepër kur kostoja financiare e Sigurimit të Pronës është e përballueshme nga të gjitha shtresat e shoqërisë.

ÇFARË ËSHTË SIGURIMI NGA ZJARRI?

Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh.

Këto përfshijnë zjarre të shkaktuara nga:

Energjia elektrike: të tilla si instalimet elektrike të gabuara apo mbinxehja e kabllove të përçimit të elektricitetit);

Shpërthimet e gazit (lirimi i gominave të tubacioneve si pasojë e mbingrohjes dhe rrjedhja e tyre);

Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt, zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;

Zjarri i ardhur nga fqinji.

Siguruesi mbulon kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit.

Ndërkohë çdo strukturë që ka një çertifikatë pronësie mund të mbulohet në sigurim.

SIGURIMI NGA ZJARRI PËR BIZNESET

Kjo përfshin dëmtimin ndaj ndërtesës së biznesit tuaj, strukturave të bashkuara apo të ndara/shkëputura, pajisjet e zyrës, makineritë dhe inventarin. Shumica e policave të sigurimit të bizneseve do të paguajnë gjithashtu për shpenzime operacionale shtesë nëse ju duhet të zëvendesoni operacionet e biznesit tuaj në një vendndodhje të përkohshme. Pra mund të ofrohet edhe mbulim shtesë nga Ndërprerja e biznesit.

Përse të zgjidhni Sigurimin e Pronës nga Zjarri në SIGAL UNIQA?

Mbrojtje e përfshirë: Sigurimi i ofruar nga SIGAL UNIQA përmban mbulim të gjerë për dëmet e shkaktuara nga zjarri.

– Ekspertiza profesionale: Ekipet e ekspertëve të SIGAL UNIQA do t’ju ofrojnë këshilla të personalizuara për parandalimin e zjarrit dhe masat e sigurisë.

– Asistencë 24/7: SIGAL UNIQA është gjithmonë pranë jush, 24 orë të ditës, 7 ditë të javës

– Ofertat konkuruese: SIGAL UNIQA tarifa të përballueshme që i përshtaten buxhetit tuaj, pa kompromis në cilësi.

– Qetësi e brendshme: Në fund të ditës, ju do të dini se pasuria juaj është e sigurtë, duke ju lejuar të pushoni lehtësisht.

– Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vjet: SIGAL UNIQA është pjesë e “UNIQA Insurance Group” dhe bashkëpunon me kompanitë më të mëdha të risigurimit në botë çka bën që mos ti frikësohet asnjë dëmi, pavarësisht vlerës që mund të ketë.

– Mundësi e blerjes online të sigurimit: Ju kurseni kohë dhe para duke blerë nga celulari juaj çdo sigurim që ju nevojitet!

Mësoni më shumë duke klikuar KËTU

Dhurojini vetes pavarësi dhe dinjitet

Të bëhemi qytetarë të përgjegjshëm, të pavarur dhe me dinjitet: Le të bëhemi të gjithë pjesë e një komuniteti që vlerëson sigurinë dhe përgjegjësinë.

Investimi në sigurimin e pronës nuk është vetëm një veprim i mençur financiar, por gjithashtu një shenjë e kujdesit dhe respektit ndaj vetes dhe të tjerëve.

Duke patur një policë Sigurimi ne jemi qytetarë të pavarur dhe dinjitozë, pa patur nevojë të trokasim dyerve të institucioneve për ndihmë apo të presim disa vite për rikuperimin e dëmit.

Mos e lini pronën tuaj pa mbrojtje! Sigurohu sot, nesër mund të jetë shumë vonë…

Kontaktoni tani për të marrë një ofertë dhe bëhuni pjesë e familjes mbi 1.2 milionë anëtarëshe të SIGAL UNIQA.

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: Panairi i Parë Ndërkombëtar i Pasurive të Paluajtshme/ Pse investimi juaj duhet mbrojtur me SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat