Një tjetër tregtare tregon dëshminë e saj, për zjarrin që përfshiu qendrën tregtare në Lushnjë.
Ajo tregon që ka 10 vite që merret me biznes dhe dëmi që flakët kanë shkaktuar është 50-60 milionë lekë.
“Kam një biznes në kat të parë ,është dyqan çantash aksesorësh. Zjarri ra nga ora 2 e gjysmë e drekës kur ne po ndërronim turnet në punë. Në fillim pamë tym edhe ndjemë erë që po digjej diçka dhe pastaj u larguam. Unë nuk qëndrova aty kur ra zjarri po dëgjova nga tregtarët e tjerë që kanë bizneset e tyre që u mbush shumë shpejt me tym dhe u përfshi nga flakët. Biznesi im ka mbi 10 vite që është hapur dhe mendoj që dëmi mund të jetë shumë i madh. Mendoj që ka mbi 50-60 milion lekë dëm, po shyqyr që jemi mirë, kjo ka rëndësi”, shprehet ajo.
Një banore e katit të gjashtë tregoi gjithashtu përjetimet e saj.
“Në filllim ne pamë tym dhe zbritëm nga shkallët sepse u fikën dritat ikëm, nuk morëm asgjë, as celular asgjë… Zbritëm poshtë dhe nuk pamë çfarë ndodhi. Ne po rrimë këtu jashtë se nuk e dimë çfarë do ndodhi nuk kemi asnjë informacion. Ne u shqetësuam shumë sepse aty ku kemi dritaren shpërtheu flaka. Nuk e dimë se kur mund të futemi brenda sepse na kanë ngel ilaçet pa pirë”.
Kati i katërt ku ndodhej qendra tregtare është i shkatërruar totalisht, ndërkohë që dëme ka edhe në pjesën tjetër të godinës.
SIGURIMI I BIZNESIT
Sigurimi i biznesit është tepër i rëndesishëm. Pavarësisht nëse keni një biznes të konsoliduar, apo jeni në hapat e para të ngritjes së aktivitetit tuaj; nëse nuk jeni te siguruar, si pronar, mund të përballeni me rrezikun real që të paguani nga xhepi për dëmet e kushtueshme dhe pretendimet ligjore kundër kompanisë suaj. Ky sigurim ofron mbrojtje financiare për bizneset në rast të dëmtimit ose humbjes së pronës së tyre nga zjarri, përfshirë ndërtesat, pajisjet, inventarin dhe asetet e tjera.
- Zjarri;
- Rrufeja;
- Eksplozioni;
- Rënia e objekteve fluturuese nga lart;
- Tërmeti;
- Breshëri;
- Përmbytja;
- Stuhia
Masat e parandalimit dhe sigurisë: Kompanitë e sigurimeve mund t’u kërkojnë bizneseve të zbatojnë masa specifike parandalimi dhe sigurie nga zjarri, të tilla si instalimi i alarmeve të zjarrit, sistemeve spërkatës, aparateve të zjarrit dhe kryerja e inspektimeve të rregullta. Pajtueshmëria me këto kërkesa mund të ndihmojë në uljen e primeve ose sigurimin e përshtatshmërisë së mbulimit.