Një zjarr ra mesditën e sotme në Sheqishtë të Bashkisë Patos.
Fatmirësisht zjarri u shua shpejt, pa u përhapur dhe shkaktuar dëme të mëtejshme.
Në fillim aksidenti ka krijuar panik, me frikën e përhapjes së mëtejshme.
Çfarë ndodhi?
Gjatë saldimit të disa tubove që po përdoreshin në kuadër të investimit të bordit të kullimit për të marrë ujë nga Këneta e Kurjanit për vaditjen e tokave bujqësore, ato janë përfshirë nga flakët.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke mbuluar gjithë zonën me re të zeza tymi.
Përllogaritjet paraprake flasin për 150 metra tubo linear të shkrumbuar totalisht me diametër 1.5 metra.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë tre mjete zjarrfikëse dhe një autobot, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Për fatin e mirë dëme në shëndet dhe në njerëz nuk pati.
REFLEKTIM: Si ndihmon sigurimi në raste të tilla?
Zjarri i ndodhur sot në Sheqishtë nxjerr në pah rëndësinë e masave të sigurisë, por edhe nevojën për sigurime që mbrojnë jetën dhe pasurinë. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por një incident i tillë mund të kishte pasur pasoja shumë më të rënda për punëtorët apo banorët pranë. Në raste të tilla, sigurimi i shëndetit dhe sigurimi nga aksidentet në punë janë mbrojtje jetike për çdo individ që punon në terren apo është i ekspozuar ndaj rreziqeve.
Çfarë sigurimesh ofron SIGAL për këtë lloj rreziku?
SIGAL INSURANCE GROUP ofron sigurim shëndeti për punonjësit, i cili mbulon shpenzimet mjekësore në rast aksidenti gjatë punës. Po ashtu, sigurimi nga aksidentet në punë kompenson të dëmtuarit për çdo pasojë fizike që lidhet me detyrën e tyre. Ndërmarrjet dhe institucionet që merren me investime në infrastrukturë apo energji ujore, duhet të marrin parasysh këto lloj sigurimesh për të mbrojtur si stafin, ashtu edhe vetveten nga kostot e larta të rreziqeve të paparashikuara. Po ashtu, sipërmarrjet, cilado qofshin, duhet ta sigurojnë pronën e tyre, në mënyrë që rikthimi në aktivitet të jetë sa më i shpejtë dhe pasojat e aksidenteve të amortizohen dhe zhdëmtohen.