9.5 C
Tirana
Tuesday, January 27, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarri në fabrikën ushqimore greke si alarm për bizneset shqiptare: Disa mësime...

Zjarri në fabrikën ushqimore greke si alarm për bizneset shqiptare: Disa mësime për kulturën siguruese

Një zjarr i fuqishëm përfshiu të hënën një fabrikë ushqimore pranë qytetit të Trikalas në Greqi, duke lënë pas pesë persona të zhdukur.

Sipas autoriteteve greke dhe raportimeve të Reuters, në momentin e shpërthimit ndodheshin 13 punonjës në fabrikë, ku vetëm 8 prej tyre arritën të dalin nga objekti.

Zjarri u parapri nga një shpërthim i fortë që shkaktoi shembjen e një pjese të ndërtesës dhe u dëgjua deri në qytetin e Trikalas dhe në zonat përreth, ku banorët raportuan se u dridhën xhamat e dritareve.

Personat që kanë marrë ndihmë mjekësore ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shkaqet e zjarrit janë ende nën hetim.

Kjo ngjarje e rëndë ka rikthyer në vëmendje çështjen e sigurisë industriale dhe menaxhimit të rrezikut në bizneset e mëdha.

Reflektimi për Shqipërinë dhe siguracionet

Po sikur një situatë e ngjashme të ndodhte në Shqipëri? A jemi shoqërisht të përgatitur të minimizojmë “shkundjen” financiare nga ngjarje të tilla?

Raste si ai i tregtarëve të 5 Majit apo incidente të tjera tregojnë se rreziku është real edhe në vendin tonë dhe se shumë biznese përballen me pasoja shkatërruese pikërisht sepse nuk janë të mbrojtura financiarisht.

Në situata të tilla, siguracionet janë korridori më i shpejt dhe më i sigurt i shpëtimit, pesë janë siguracionet që duhen njohur:

A) Siguracioni i pronës/biznesit, B) Përgjegjësia Civile, C) Sigurimi i aksidenteve, D) Ndërprerja e biznesit, D) Sigurimi i përgjegjësisë së drejtuesve.

Siguracionet e shpjeguara: 

Sigurimi i pronës mbulon dëmet në ndërtesa dhe makineri. Me vetëm 1 euro për metër katror, biznesi mund të sigurojë godinën dhe paisjet nga zjarri dhe tërmeti deri në 1000 Euro dëmshpërblim për metër katror. Në varësi të objektit dhe risqeve, çdo sigurues sygjeron mbulimin më të mirë të riskut të biznesit. Nëse zjarri shkrumbon mjediset e një fabrike prej 200 m², atëherë dëmi që do të paguante siguruesi do të ishte 200,000 euro.

Sigurimi i ndërprerjes së aktivitetit  kompenson humbjet financiare kur biznesi ndalon punën si pasoje e nje zjarri apo rreziku tjeter te siguruar. Nëse zjarri do të shkrumbonte fabrikën, biznesi do të ndërpriste aktivitetin për të paktën 50 ditë, duke shkaktuar një humbje ekonomike(fitim i munguar). Me sigurimin e ndërprerjes së aktivitetit, i cili nuk kushton shume, biznesi do të kishte mundësi të zhdëmtonte fitimin e munguar gjatë këtyre ditëve. Kjo do t’i garantonte pronarit likuiditet dhe mbrojtje financiare edhe në rast të shkatërrimit të plotë të aktivitetit.

Sigurimi i aksidenteve mbron punonjësit, i dëmshpërblen ata nëse kanë paaftësi të përkohshme, si edhe i dëmshpërblen deri në dy paga vjetore në rast paaftësish të përjetshme ose në rast vdekjeje. Sigurimi i posaçëm i personelit nga aksidentet në punë mbulon dëmtimet e personelit gjatë punës. 24 paga mujore në rast fataliteti apo invaliditeti të plotë, opinion të dytë mjekësor në spitalet më të mira në SHBA dhe Europë, zbritje në klinikat private dhe mbulim të shpenzimeve mjekësore deri në 150,000 Lekë. Për një punonjës me rrogë vjetore 1.5 milion Lekë në fabrikë, me mbulim prej 2 pagash vjetore, kostoja e sigurimit do të ishte vetëm 90 euro në vit.

Përgjegjësia civile mbulon dëmet ndaj palëve të treta, çdo dëm që origjinon nga biznesi dhe dëmton palët e treta mbulohet nga siguracioni i përgjegjësisë.

Ndërsa sigurimi i përgjegjësisë së drejtuesve, i njohur si D&O Liability Insurance, mbron administratorët dhe menaxherët nga pasojat e vendimeve të gabuara, neglizhencës apo mosmenaxhimit të rrezikut. Aksionarët ua besojnë kompaninë drejtuesve, por kur këta nuk sigurojnë biznesin apo nënshkruajnë kontrata të gabuara, dëmi nuk është vetëm financiar, por edhe ligjor dhe reputacional.

Laps dhe letër në SIGAL, plani tarifor 

Mësimi më i mirë është përsëritja dhe hedhja në laps dhe letër me rast konkret.

Nëse ngjarja e fabrikës në Greqi na zgjoi alarmin për nevojën e këtij sigurimi të pesëfishtë, le të marrim lapsin dhe letrën e procedimit të këtij sigurimi.

Rasti hipotetik i një plani të integruar sigurimesh për një fabrikë: një fabrikë 500 m², me 10 punonjës që marrin secili një pagë vjetore prej 15,000 €, dhe një fitim ditor prej 1,000 €

Lloji i siguracionit Çmimi i përafërt i mesatarizuar Mbulimi maksimal
A.     Sigurim biznesi 500 euro, 1 euro për metër katror 500,000 euro
B.     Përgjegjësia 500 euro 500,000 euro
C.    Sigurim i aksidenteve 900 euro në vit për të 10 punonjësit 10 x 24 paga mujore dëmshpërblim në rast paaftësie të përhershme ose vdekjeje, 150,000 ALL shpenzime mjekësore për punonjës
D.    Ndërprerje e biznesit 500 euro rast pas rasti, përllogaritje tërësore në nënshkrim të kontratës mes palëve
E.      Sigurimi i përgjegjësisë së drejtuesve 500 euro 62,500 euro

 

Një fabrikë serioze, me vetëm 2 paga mujore personeli, mund ta siguronte biznesin në 5 drejtime, duke parashikuar dhe paraprirë risqet kryesore: fatkeqësitë natyrore, aksidentet e personelit, ndërprerjen e biznesit dhe vendimmarrjet e nxituara apo të gabuara.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat