Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, në të gjithë territorin e vendit janë identifikuar 47 vatra zjarri.
Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e 36 prej tyre, ndërsa 11 vatra vijojnë të mbeten aktive.
Këto zjarre, të pandërprera prej thuajse një muaji, na e bënë fare mirë të qartë: përpara zjarreve, përpara fatkeqësive natyrore, askush nuk është imun.
Sot në anën tjetër të malit, nesër flakët vijnë në fshat dhe djegin gjithçka, prona, bagëti e blegtori.
Çfarë duhet të dimë për këtë? Duhet të dimë se sigurimi i pronave, i bagëtisë dhe bujqësisë, nga zjarret dhe rreziqet natyrore, është e sigurueshme.
Në gjigantë të tillë si SIGAL Insurance Group, çdo 250 euro investim, 1 euro i investuar për sigurim, garanton se në rastin e fatkeqësive natyrore dhe në rast dëmesh prej tyre, për zhdëmtimin e tyre mendon siguruesi.
Në SIGAL, mund të sigurohet gjithçka: prona për 1 euro për metër katror në Tiranë e deri 3-fish më pak në zonat rurale larg qendrave urbane, 1 euro për mbrojtje për çdo 250 euro investim në bujqësi dhe blegtori.