33.5 C
Tirana
Monday, June 30, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeZjarret përfshijnë vendin, sigurimi i pronës nuk duhet shtyrë

Zjarret përfshijnë vendin, sigurimi i pronës nuk duhet shtyrë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë raportuar 58 vatra zjarri.

Ky është një sinjal i qartë, siç më herët kemi raportuar në faqen tonë, se vala e temperaturave të larta dhe thatësira po e bën gjithnjë e më të rrezikshme ruajtjen e pronës dhe mjedisit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në qarkun e Lezhës u raportuan 8 vatra, ndërsa vetëm një vatër në fshatin Markatomaj, bashkia Lezhë, vijon të jetë aktive.

Zjarre u raportuan edhe në Tiranë, Fier, Berat, Elbasan, Gjirokastër, Durrës, Vlorë, Shkodër dhe Korçë.

Dëmet? Rreth 32 hektarë sipërfaqe të djegura, ku përveç shkurreve dhe bimësisë janë përfshirë edhe peme me vlerë si lis, arra dhe ullinj – pasuri familjare dhe ekonomike që nuk kthehen dot pas.

Një prej zjarreve ndodhi edhe brenda qytetit të Tiranës, në një dhomë të shtëpisë së fëmijëve “Zyber Hallulli”, ku fatmirësisht pati vetëm dëme materiale. Por ky rast tregon qartë se asnjë godinë nuk është e mbrojtur 100% nga rreziku i zjarrit.

Për fat të mirë, falë angazhimit të 557 forcave operacionale, 85 mjeteve zjarrfikëse dhe një helikopteri, shumica e vatrave u neutralizuan në kohë.

Por a mund të mbështetemi gjithmonë vetëm tek ndërhyrjet emergjente?

Përgjigjja është jo. Zjarret nuk mund të parashikohen, por dëmet mund të zbuten. Sigurimi i pronës është mjeti më i mençur për të mbrojtur veten dhe familjen nga pasojat financiare të fatkeqësive natyrore. Një kontratë sigurimi nuk i ndalon zjarret, por të jep garanci se nuk do të mbetesh vetëm përballë pasojave.

Ndërkohë që Instituti i Gjeoshkencave parashikon rrezik “TË LARTË” për qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, është koha që çdo familje dhe biznes të rimendojë seriozisht:

A është prona ime e siguruar përballë këtyre rreziqeve që po shtohen çdo ditë?

Andaj, institucione private dhe publike, pronarë banesash dhe biznesesh, në këto ditë veçanërisht ata që bëjnë pjesë te harta e riskut të shpallur nga agjencia përgjegjëse për emergjencat civile, nuk do të kishin veprim më të zgjuar se sa të siguronin pronën e tyre, plaçkat, mallin e aktivitetit, përgjegjësinë publike si dhe ndërprerjen e aktivitetit, sipas kërkesës së tyre, te kompania më e vjetër, më e madhe, e si e tillë, më e sigurta, besnikja dhe e gjendura në treg sot, SIGAL.

FJALA E SIGURT:

SIGAL, lideri i tregut të sigurimeve në Shqipëri prej 26 vjetësh 

Telefono në 0800 31 31 në çdo kohë, për të ditur më shumë mbi produktet!

Shkruaj nëpërmjet Whatsapp: 0686062829

Porosite paketën që të duhet online

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat