Ngjarjet e fundit po e bëjnë gjithnjë e më të qartë: pronat në Shqipëri janë gjithnjë e më të rrezikuara.
Rreziku vjen nga zjarret aksidentale dhe fatkeqësitë e ndryshme natyrore.
Vetëm dje, një banesë dykatëshe në Fier u përfshi nga flakët. Zjarri ishte aksidental. Flakët erdhën nga kati i dytë.
Prona ishte një banesë e mirëinvestuar, por zjarri aksidental nuk fal e nuk përzgjedh, as të vjetrën e as të renë, as banesën e thjeshtë e as biznesin e ndërtuar me vite punë.
Zjarri dhe fatkeqësitë natyrore nuk paralajmërojnë.
Kur godasin, për shumë shqiptarë, dëmi është shkatërrues.
Sa prej nesh do ta kishin mundësinë ta rindërtonin një shtëpi apo biznes nga e para, pa ndihmë, vetëm me kursimet e veta?
2. ZGJIDHJA
Zgjidhja është vetëm një: sigurimi i pronës.
SIGAL INSURANCE GROUP ofron mbrojtjen më të besueshme dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri për banesa, biznese, vila apo prona të tjera.
Sigurimi i pronës në SIGAL mbulon dëmet nga zjarri, tërmetet, rrufeja dhe eksplozionet.
Për vetëm 1 euro për m² në vit, ju e dini që nëse ndodh diçka e paparashikuar, dëmi do të mbulohet dhe ju do të ktheheni në normalitet pa barrë financiare.
Për shembull, nëse banesa juaj është 100 m², do të paguani vetëm 100 euro në vit për sigurimin e saj.
3. SHEMBUJ SUKSESI
Ka qindra shembuj suksesi.
Një prej tyre është një restorant në qendër të Tiranës, që këtë shkurt u përfshi nga zjarri për shkak të një defekti në sistemin aspirues.
Ndërhyrja e vonuar për shkak të trafikut e la biznesin në mëshirë të flakëve.
Por pronari kishte marrë një vendim të mençur: sigurimin te SIGAL.
Brenda dy javësh nga vlerësimi i dëmit, ai u dëmshpërblye plotësisht dhe sot restoranti është rikthyer në aktivitet të plotë, i frekuentuar nga klientë vendas dhe të huaj.
3. PRAKTIKA: SI SIGUROHET?
Si mund ta siguroni pronën tuaj?
Procesi është i thjeshtë dhe i shpejtë.
Mund ta bëni online në vetëm 45 sekonda te www.sigal.com.al, duke zgjedhur kategorinë “Pronë”, vendosur të dhënat (qyteti, zona, metrat katrorë) dhe do të merrni siguracionin në e-mail.
Mund të paraqiteni fizikisht në çdo zyrë të SIGAL në të gjithë Shqipërinë – një proces që nuk merr më shumë se 2 minuta.
Gjithashtu, mund të kontaktoni në WhatsApp në 068 60 62 829 dhe një specialist do ju ndihmojë menjëherë.
4. DOKUMENTACIONI
Dokumentacioni i nevojshëm? Kopja e certifikatës së pronësisë ose e kontratës së qirasë, disa të dhëna bazë mbi objektin, fotot e pronës dhe një pyetësor i thjeshtë. Për biznese mund të shtohen vlera për pajisje, inventar, lëndë të parë etj.
Mund të krijoni edhe paketa të personalizuara, në varësi të rreziqeve që dëshironi të mbuloni.
Dëshironi të shtoni një rrezik në mbulim? Kërkon dhe SIGAL rikalkulon mundësitë e mbulimit dhe primin përkatës.
SIGAL është i vetmi grup sigurimesh në vend që ofron fleksibilitet të plotë dhe kombinim me produkte të tjera, si sigurimi i jetës apo sigurimi shëndetësor.
Kujdesi për pronën tuaj nuk duhet të fillojë pasi ndodh dëmi. Ai fillon sot, me një vendim të mençur: sigurimi te SIGAL.
Më pak kohë për t’u siguruar, sesa i duhet zjarrit për të shkatërruar gjithçka.