Ka shkuar në 16 numri i viktimave si pasojë e zjarreve që kanë ‘pushtuar’ Los Angeles.
Numri i viktimave ka gjasa të rritet, sipas autoriteteve.
Kërkime për trupat të tjerë po vijojnë me anë të qenve, teksa autoritetet amerikane kanë deklaruar se janë djeguar mbi 12 mijë shtëpi dhe njësi.
Ndërkohë i është bërë thirrje që të evakuohen mbi 150 mijë persona ndërsa në rrezik janë ende 57 mijë banesa.
Ndërsa zyrtarët qeveritarë nuk kanë dhënë ende një vlerësim financiar të shkatërrimit të shkaktuar nga zjarret në Los Angeles, raportet tregojnë se mund të jetë fatkeqësia natyrore më e kushtueshme ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara. Dëmi paraprak llogaritet mbi 150 milionë dollarë.
LEXO EDHE: A është prona juaj e siguruar nga tërmetet dhe fatkeqësitë natyrore?