19.5 C
Tirana
Friday, October 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarret në Fier, digjen disa banesa

Zjarret në Fier, digjen disa banesa

Disa banesa u dogjën këtë të martë nga zjarri që u riaktivizua në fshatin Kraps të Fierit, teksa gjatë ditës nga 3 vatra të tjera në zona të ndryshme në këtë qytet u dogjën sipërfaqe të mëdha me pisha dhe ullinj.

Zjarri u ndihmua nga era, e cila bëri që flakët të dilnin jashtë kontrollit.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se për vënien në kontroll të flakëve u angazhian Forcat e Armatosura dhe helikopteri Cougar.

Vatrat e zjarrit në Peshtan, Qafa e Shkozës dhe fshatin Kreshpan në njësinë administrative Cakran, të Bashkisë Fier u vunë nën kontroll gjatë mbrëmjes.

Sipas ministrisë, vatra aktive ku po punohet për shuarjen e zjarreve janë në Shushicë të Elbasanit, fshatin Kus pranë Liqenit të Thatë dhe në fshatin Buz të Bashkisë Memaliaj, ku era ka vështirësuar punën.

LEXO EDHE: Sigurimi i Pronës në stinën e zjarreve / Ponari: Siguracionet nuk parandalojnë fatkeqësitë, ato paguajnë dëmin financiar

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat