Vala e të nxehtit që ka goditur Europën dhe Shqipërinë do të vijojë përgjatë gjithë javës.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, dita e sotme është më e nxehta e kësaj jave pasi termometri do të ngjitet deri në 42 gradë Celsius, por edhe ditën e nesërme temperaturat maksimale parashikohet të arrijnë në mbi 40 gradë.
Gjithashtu IGJEUM paralajmëron edhe për rrezik nga zjarret.
“Sot pasdite (e enjte, dt.20) dhe nesër (e premte, dt.21) pritet nivel rreziku “i lartë” në qarkun Fier dhe Berat ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel “i moderuar”, thuhet në njoftim.