Një zjarr i madh ka rënë mbrëmejen e djeshme në tarracën e një pallati në zonën e Astirit në Tiranë.
Banorët e pallatit kanë dalë të tmerruar nga ndërtesa për shkak të flakëve. Fatmirësisht nga ngjajra nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shuar flakët, teksa nuk dihen shkaqet. Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e detajeve.