8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarr në një servis makinash në Durrës, lëndohet një punonjës/ Siguracionet që...

Zjarr në një servis makinash në Durrës, lëndohet një punonjës/ Siguracionet që i nevojiten një biznesi

Një servis makinash, në lagjen numër 16 të Durrësit, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme.

Paraprakisht, dyshohet që shkak për rënien e zjarrit të jetë bërë një shkëndijë e shkaktuar gjatë saldimit, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Si pasojë e flakëve dhe tymit në ambientet e servisit, një prej punëtorëve ka marrë dëmtime të lehta dhe është dërguar në spital nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sigurimi i biznesit nga zjarri, mbrojtja më e mirë financiare

Sigurimi i biznesit është tepër i rëndesishëm pasi nëse nuk jeni te siguruar, si pronar, mund të përballeni me rrezikun që të paguani nga xhepi për dëmet e kushtueshme dhe pretendimet ligjore kundër kompanisë suaj.

Ky sigurim ofron mbrojtje financiare në rast të dëmtimit ose humbjes së pronës nga zjarri, përfshirë ndërtesat, pajisjet, inventarin dhe asetet e tjera.

Mbulimi: Sigurimi i pronës së biznesit zakonisht mbulon dëmet e shkaktuara nga zjarri, tymi, shpërthimet dhe rreziqet përkatëse.

Mund të përfshijë gjithashtu mbulim për rreziqe shtesë si goditje rrufeje dhe disa incidente të lidhura me motin siç janë breshëri, përmbytja apo stuhia.

Llojet e pronave: Sigurimi mund të mbrojë lloje të ndryshme të pronave komerciale, të tilla si ndërtesat e zyrave, dyqanet me pakicë, magazinat, objektet e prodhimit dhe hotele, restorante etj.

LEXO EDHE: Pagoi 300 euro, u dëmshpërblye me 30 mijë euro/ SIGAL UNIQA i përgjigjet në kohë qytetarit në Durrës

Sigurimi nga Ndërprerja e Biznesit

Ky sigurim vlen për të gjithë sipërmarrësit dhe administratorët e bizneseve të ndryshme pavarësisht llojit dhe përmasave të aktivitetit.

Nëpërmjet këtij produkti, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria mbulon shpenzimet si pasojë e ndërprerjes së aktivitetit të biznesit nga Zjarri apo rreziqet shtesë të tij duke siguruar fitimin neto si dhe kostot fikse.

Sigurimi nga aksidentet për punonjësit

Sigurimi nga aksidentet për punonjësit mbron bizneset nga paditë ose pretendimet që rezultojnë nga dëmtimet e punonjësve që ndodhin në vendin e tyre të punës. Kjo policë sigurimi mbulon dëmshpërblimet për paaftësim, shpenzimet mjekësore për punonjësit e aksidentuar si dhe dëmshpërblimet në rast vdekjeje aksidentale.

Sigurimi nga aksidentet për punonjësit vlen kryesisht për bizneset, veprimtaria e të cilëve është me rrezikshmëri të lartë, por jo vetëm.

LEXO EDHE: Paketat më të mira dhe dëme të paguara më shumë se çdo kompani tjetër/ Pse SIGAL UNIQA mbetet lider edhe në Sigurimet e Shëndetit

Të kesh sigurimet e duhura do të thotë qetësi mendore pasi e di që ke mbrojtjen e duhur financiare kundër çdo rreziku të mundshëm. Kjo ju lejon të përqendroheni në drejtimin e suksesshëm të biznesit tuaj.

Merrni një ofertë tani duke shkruar në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: Top News: SIGAL UNIQA, nr.1 i Sigurimeve në Shqipëri/ Mes “Top 50” në Evropën JugLindore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat