Një zjarr i regjistruar në orët e mesditës në një godinë në ndërtim, ku pritet të ndërtohet Muzeu Nënujror, shkaktoi panik te banorët dhe bizneset përreth zonës. Sipas informacioneve paraprake, flakët u shfaqën në katet nën tokë të ish-maternitetit të qytetit, një objekt që aktualisht po rikonstruktohet. Dyshohet se zjarri ka nisur nga materialet e polisterolit të përdorura gjatë punimeve, ndërsa fatmirësisht nuk raportohen të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ngjarja rikthen në vëmendje rëndësinë e mbrojtjes së projekteve në ndërtim nga risqet e papritura. Zjarret, dëmtimet aksidentale apo gabimet gjatë punimeve mund të sjellin pasoja financiare dhe vonesa serioze në investime.
Në këto raste, sigurimi CAR – Constructor All Risk konsiderohet një nga instrumentet kryesore të mbrojtjes për ndërtuesit dhe investitorët. Ky sigurim mbulon dëmet materiale gjatë fazës së ndërtimit, si dhe përgjegjësinë ndaj palëve të treta, duke garantuar vazhdimësinë e projektit edhe pas incidenteve të paparashikuara. Për objektet publike, një sigurim i tillë është gjithashtu detyrim ligjor.
Deri në 2% të vlerës së investimit, janë një sipërmarrje e zgjuar. Nëse investitori, biznes apo autoritet shtetëror, investon 100% të vlerës, një ngjarje dëmi mund të ja shumëzojë me zero sa hap e mbyll sytë.
CAR, bën që për vlerën 102% investim, 100% ta ketë të sigurt për rikthim në gjendjen e paradëmit.




