17.5 C
Tirana
Monday, April 13, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarr në një apartament në Lushnje: Çfarë duhet ditur nga sigurimet

Zjarr në një apartament në Lushnje: Çfarë duhet ditur nga sigurimet

Fundjavën festive e shoqëroi një lajm i çuditshëm nga qyteti i Lushnjes. Një qytetar dogji banesën e tij. Më pas u largua.

Çfarë mund të thuhet nga perspektiva e sigurimeve, me aq pak të dhëna sa kemi për rastin konkret?

Së pari, zjarri në apartament nuk ishte aksidental. Kjo do të thotë se edhe sikur apartamenti i djegur të ishte i siguruar, kontrata e sigurimit nuk do të aktivizohej. Zjarri i qëllimshëm është i përcaktuar qartë si përjashtim nga policat e sigurimit.

Së dyti, sikur sigurimi i banesës të ishte shoqëruar me sigurimin shtesë të përgjegjësisë ndaj fqinjit, duke qenë se qëllimvënia përjashton çdo dëm pasues nga mbulimi me sigurime, as ky lloj sigurimi nuk do të aktivizohej. Sigurimi i përgjegjësisë fqinjësore mbulon deri në 20 mijë euro dëme te prona fqinje për vetëm 30 euro. Në rastin e apartamentit të djegur në Lushnje ky lloj sigurimi nuk do të aktivizohej.

Së treti, shtegu i vetëm që fqinjët të amortizonin çdo humbje financiare nga ky zjarr, do të kishte qenë sigurimi i banesave të tyre nga zjarri.

Në atë rast, kompania e sigurimeve do t’ua paguante dëmet financiare. Mandej, kompanisë, duke qenë zjarrvënie e qëllimshme, i lindte e drejta për t’iu drejtuar me padi regresi shkaktarit.

Në Lushnje, sigurimi i një banese 100 metra katrorë në kompaninë e sigurimeve SIGAL,  me limit të mbulimit 8 milionë Lekë kushton 4 mijë Lekë. Ky sigurim mbulon dëmet nga zjarri dhe i dëmtuari përfiton deri në 7.2 milionë Lekë dëmshpërblim. 6,4 mijë Lekë kushton nëse rrezikut të zjarrit i shtohet edhe sigurimi i rrezikut të dëmeve nga tërmeti.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat