Situata kaotike në godinën e e qendrës tregtare në Lushnjë vijon ende, ndërsa tymi ka përfshirë nga të gjitha anët ndërtesën.
Në vendngjarje janë jo vetëm ata të Lushnjës, por edhe forcat zjarrfikëse të qyteteve përreth.
Nuk ka shifra të sakta se sa persona ka brenda në godinë dhe se si është gjendja e tyre.
Top Channel raporton se po përpiqen të nxjerrin njerëzit e bllokuar në qendrën tregtare por edhe në të gjithë goditën 12-katëshe, ku ka edhe apartamente.
Nuk ka shifra të sakta se sa persona ka brenda në godinë dhe se si është gjendja e tyre.
Zjarrfikëset kanë ndërhyrë brenda godinës, ndërsa vihet re mungesa e pajisjeve kundër zjarrit.
Sipas informacioneve, godina fatkeqësisht nuk ka dalje emergjente.
LEXO EDHE: VIDEO/ Zjarr në një pallat në Durrës, ja përse na nevojitet Sigurimi i Shtëpisë