Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një banesë në Fushë Krujë. Për pasojë janë lënduar dy persona.
Policia njofton se shkak i zjarrit ka një defekt në bombulën e gazit.
“Më datë 24.01.2024, në lagjen “Punëtori”, në Fushë Krujë, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit E. S”, njofton Policia.
Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. S., 28 vjeç, dhe nëna e tij, shtetasja L. S., 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.