Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku një banesë është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar asfiksim dhe humbjen e jetës së një individi.
Ngjarja e rëndë urojmë të jetë e fundit e llojit, por ngjarjet aksidentale që, përveç dëmeve materiale dhe në njerëz, dramave emocionale dhe shpirtërore, shoqërohen me drama financiare, si pasojë e kulturës së ulët të sigurimeve.
Kjo ngjarje edhe njëherë duhet të shërbejë për alarm ndërgjegjësues: sa më shumë të sigurojmë, aq më mirë.
CILAT JANË SIGURACIONET, QË FINANCIARISHT NË KËTË RAST MUND TË AKTIVIZOHESHIN PËR MBROJTJE FINANCIARE?
Bëhet fjalë për sigurimin e pronës, i cili, vetëm për 1 euro për metër katror, mund të kompensonte vlerën e plotë të dëmit në ndërtim dhe pajisje.
Për një apartament 100 m² në Vlorë, me një kontribut vjetor prej 3,800 lekësh, sigurimi mbulon dëmet nga zjarri, rrufeja dhe eksplozioni, duke garantuar deri në 6 milionë lekë për dëmet e ndërtesës dhe 1.6 milionë lekë për pajisjet e brendshme.
Nga ana tjetër, sigurimi për jetën dhe aksidentet personale, si ai i ofruar nga SIGAL, mund të ofronte kompensim deri në 24 paga mujore ose 2 paga vjetore, në rast paaftësie të përhershme ose humbjeje të jetës.
ASNJERI nga të dy dëmshpërblimet nuk bën mrekulli, por shmang dramat financiare si pasojë e dëmtimit të pronës nga zjarri dhe humbja e jetës në mënyrë aksidentale.




