Magazina e një hoteli në lagjen nr.4 në Sarandë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Raportohet se forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur edhe fikjen e zjarrit.
Sipas informacioneve për Report Tv dhe Shqiptarja.com dhomat dhe mjediset e tjera të hotelit nuk janë dëmtuar. Po ashtu rapotohet se në hotel nuk kishte njerëz.
Policia në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.