14.5 C
Tirana
Monday, December 15, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarr i Shkupit dhe SIGURACIONET që çdo sipërmarrës duhet të njohë nëse...

Zjarr i Shkupit dhe SIGURACIONET që çdo sipërmarrës duhet të njohë nëse një situatë e tillë ndodh në Shqipëri. Shembulli i një plani tarifor për PALËKUNDSHMËRI

Zjarri i madh që shkrumboi dy magazinat e biznesit në Shkup vjen si një këmbanë: siguracionet janë mekanizmat, që financiarisht, fatkeqësitë e tilla madhore i amortizojnë.

Një biznes, të paktën financiarisht, ruan ekskluzivisht mundësinë të rikthehet në normalitetin e përpara dëmit me kosto financiare zero. Edhe sikur biznesi i tij të shkrumbohet i gjithi.

Si bëhet e mundur?  Këto janë gjashtë siguracionet, që nëse një skenar fatkeq si i Shkupit ndodh në Shqipëri, duhet t’i njohë e t’i ketë parësore në investimin e tij për siguri financiare çdo sipërmarrës:

a) sigurimi i biznesit

b) sigurimi i përgjegjësisë së biznesit

b) sigurimi i përgjegjësisë ndaj fqinjit

c) sigurimi i personelit nga aksidentet

d) sigurimi i ndërprerjes së biznesit

Rasti hipotetik i një plani të integruar sigurimesh për dy magazinat: 

A. Sigurimi i biznesit

Me vetëm 1 euro për metër katror, biznesi mund të sigurojë godinën dhe paisjet nga zjarri dhe tërmeti deri në 1000 Euro dëmshpërblim për meter katror. Në varësi të objektit dhe risqeve, çdo sigurues sygjeron mbulimin më të mirë të riskut të biznesit.

Nëse zjarri shkrumbon mjediset e një magazine prej 2000 m², atëherë dëmi që do të paguante siguruesi do të ishte deri në 2,000,000 euro.

B. Sigurimi i përgjegjësisë së biznesit

Ky lloj sigurimi garanton mbulim për dëmtimet trupore dhe pasurore, që mund t’u shkaktohen të tjerëve gjatë veprimtarisë në ambientet e biznesit. Kryesisht klientelës.

Me një pagesë mesatare prej 500 euro në vit, biznesi mund të sigurojë një limit përgjegjësie deri në 250 mijë euro dëme ndaj klientëve.

C. Sigurimi i përgjegjësisë ndaj fqinjit

Përgjegjësia e biznesit mbulon vetëm dëmet brenda ambienteve të vetë biznesit, kryesisht ndaj klientëve. Nëse zjarri përhapet dhe dëmton pronën fqinje, apo ngjarja aksidentale e biznesit tënd dëmton fqinjin, ekziston sigurimi i posaçëm “përgjegjësia ndaj fqinjit”. Me vetëm 200 euro në vit, biznesi mund të sigurojë mbulim deri në 200 mijë euro dëme te fqinji i dëmtuar.

D. Sigurimi i personelit nga aksidentet në punë 

Sigurimi i posaçëm i personelit nga aksidentet në punë mbulon dëmtimet e personelit gjatë punës. 24 paga vjetore në rast fataliteti apo invaliditeti të plotë, opinion të dytë mjekësor në spitalet më të mira në SHBA dhe Europë, zbritje në klinikat private dhe mbulim të shpenzimeve mjekësore deri në 400,000 Lekë. Për një punonjës me rrogë vjetore 2 milion Lekë në magazinë, me mbulim prej 2 pagash vjetore, kostoja e sigurimit do të ishte vetëm rreth 80 euro në vit.

E. Sigurimi nga ndërprerja e biznesit 

Nëse zjarri do të shkrumbonte magazinat e biznesit, biznesi do të ndërpriste aktivitetin për të paktën 45 ditë, duke shkaktuar një humbje ekonomike rreth 90 mijë euro. Me sigurimin e ndërprerjes së aktivitetit, i cili kushton jo më shumë 900 euro në vit (vlerësohet rast pas rasti), biznesi do të kishte mundësi të zhdëmtonte xhiron e munguar gjatë këtyre ditëve 100%, 90 mijë euro për 900 euro në vit.

Kjo do t’i garantonte pronarit të biznesit likuiditet dhe mbrojtje financiare edhe në rast të shkatërrimit të plotë të aktivitetit.

Plani tarifor i këtij biznesi të madh 

A. Sigurimi i biznesit (zjarr + tërmet)

  • 1 € / m²

  • 2000 m² × 1 € = 2,000 € / vit

  • Mbulim maksimal:
    2,000,000 € dëmshpërblim potencial

B. Sigurimi i përgjegjësisë së biznesit

  • Kosto vjetore: 500 €

  • Limit mbulimi: 250,000 €

C. Sigurimi i përgjegjësisë ndaj fqinjit

  • Kosto vjetore: 200 €

  • Limit mbulimi: 200,000 €

D. Sigurimi i personelit nga aksidentet në punë

  • 80 € / punonjës / vit

  • 10 × 80 € = 800 € / vit

  • Limit mbulimi, 10 punonjës me 24 paga vjetore

E. Sigurimi nga ndërprerja e biznesit

  • Kosto vjetore: 900 €

  • Mbulim humbje xhiroje: 90,000 € (45 ditë)

Këto pesë polica, të kombinuara, rrisin ndjeshëm qëndrueshmërinë, garancitë dhe seriozitetin e çdo biznesi të këtij sektori, sado i madh, dhe e dëshmojnë më së miri se sa partner strategjik sigurie financiare mund të jenë sigurimet në ekonominë e një biznesi, por edhe të vendit mbarë.

6,400 euro në vit, që për një biznes të madh janë gjysëmpaga e një punonjësi, do të ofronin garancitë shumëmilionëshe në euro që biznesi të qëndronte i palëkundur nga të papriturat.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat