Asnjë cep gjeografik i Republikës së Shqipërisë nuk ka se si të jetë imun nga ngjarjet aksidentale.
Prova më zëfortë, të dielën festive të Pashkëve katolike dhe ungjillore, erdhi nga qendra e qendrës së Tiranës.
Në zonën e njohur si 9-katëshet, 300 metra ecje nga Sheshi “Skënderbej”, një banesë u përfshi nga flakët.
Për fatin e mirë ngjarja nuk pati dëme në jetë dhe në shëndet njerëzish.
Tymi i zi në ekranet e të gjitha mediave, që transmetonin drejtpërsëdrejti lajmin ndërkohë pritej mbërritja në vendngjarje e zjarrfikëseve shtroi një pikëpyetje fare të thjeshtë dhe praktike:
A do t’ia nisë nga zero riparimin pronari i asaj banese, apo ishte i siguruar?
Sepse të jesh i siguruar, nënkupton që nuk do të të duhet të ia rinisësh nga zeroja.
Në atë zonë kadastrale të Tiranës, nëse qytetari për një apartament 100 metra katrorë, do të kishte zgjedhur të siguronte shumën 20 milionë Lekë për vetëm 100 euro në vit, edhe sikur apartamenti të shkrumbohej i plotë, deri në 18 mln Lekë dëmshpërblim do t’i paguheshin nga SIGAL INSURANCE GROUP në kohë rekord.
Një tjetër version dhe një tjetër siguracion
Ende nuk ka një version zyrtar përfundimtar, por një interpretim i përfolur në media deri më tani është se zjarri origjinonte nga çatia e një biznesi.
Në këtë rast, një tjetër sigurim që duhet njohur është ai i sigurimit të përgjegjësisë ndaj fqinjit.
Me vetëm 30 euro në vit sigurohen deri në 20 mijë euro dëme që mund t’i shkaktohen fqinjit.
Në këtë mënyrë, kur zjarri aksidental në pronën tënde të shkakton një dëm që ta mbulon sigurimi, nuk le një keqkuptim apo vatër pakënaqësie fqinji yt, i cili po ashtu mund të jetë dëmtuar nga i njëjti zjarr.
SIGAL dhe përpikëria me klientët
Brenda 14 ditëve pune, nga dokumentimi i plotë i dëmit, SIGAL do të kryejë kompensimin e pronës.
Pas një ngjarjeje të tillë më mirë t’ia nisësh nga 0, apo nga 18 milionë Lekë në llogarinë bankare?
Më shumë se sa 1 në 3 dëme të siguruara në pronë në industrinë e sigurimeve i paguan SIGAL INSURANCE GROUP.
60,146,000 Lekë u paguan vetëm në dy muajt e parë të vitit 2026 sipas raportit të AMF, përkatësisht 35.18% të të gjithë industrisë së sigurimeve në vend, ku operojnë 8 kompani.




